Rreth Programit
Ky program akselerimi është pjesë e programit “Hapide Impact Combinator” dhe synon të kontribojë në rritjen e aftësive të sipërmarrësve të rinj dhe femrave, për riorganizimin, ristrukturimin dhe rimëkëmbjen sa më të shpejtë të bizneseve të tyre nga pasojat e tërmetit dhe/apo të situatës së krijuar nga Covoid-19.
Bazuar në përvojën e mëparshme të YSB Balkans dhe praktikat më të mira të aftësimit praktik të sipërmarrësve, programi ofron trajnime praktike, këshillim të personalizuar dhe mentorim të fokusuar në rritjen e aftësive të sipërmarrësve në drejtim të vlerësimit të shpejtë të situatës dhe sfidave aktuale të biznesit, identifikimit të risqeve dhe oportuniteteve të reja në treg, rikonceptimit dhe testimit të shpejtë të zgjidhjeve, produkteve apo shërbimeve të reja dhe riorganizimit të modelit të bizneseve të tyre, për tu përshtatur sa më shpejt dhe sa më mirë me sfidat aktuale, nevojat dhe oportunitetet e reja të tregut.
Kush mund të aplikojë?
Aplikuesit duhet t’u përkasin kategorive të mëposhtme:
Aplikuesit duhet të kenë tashmë një biznes të vogël të registruar, brënda territorit të Bashkisë Tiranë, i cili është afektuar negativisht nga tërmeti i vitit të kaluar dhe/apo nga situata aktuale e pandemisë së Covid-19;
Aplikuesit duhet ti përkasin të paktën njërës prej këtyre dy grupeve: (i) “sipërmarrës të rinj” nga mosha 18 – 35 vjeç, ose; (ii) “sipëmarrëse femra” nga mosha 18 – 45 vjeç.
Kriteret e përzgjedhjes janë:
Aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesionistësh, bazuar në kriteret e mëposhtme:
Sipërmarrësi/ekipi i biznesit dhe qartësia e njohjes dhe paraqitjes prej tyre të situatës dhe sfidave praktike me të cilat përballet biznesi;
Niveli i novacionit/risisë që ka sjellë deri tani, që propozon të sjellë dhe/apo ka potencial të sjellë biznesi në të ardhmen për klientet, përdoruesit, sektorin apo me gjërë;
Potenciali i biznesit për qendrueshmëri dhe zhvillim në të ardhmen;
Madhësia dhe rëndësia e impaktit që biznesi mund të ketë dhe/apo të sjellë për shoqërinë.
Programi ofron:
9 javë intensive me trajnime praktike, seanca këshillimi dhe mentorimi të përsonalizuara me ekspertë të njohur të sipërmarrjes.
Mbi 20 ekspertë të fushave të ndryshme të të bërit biznes në Shqipëri do të vënë në dispozicion eksperiencën dhe dijet e tyre praktike.
+Çmime surprizë për ekipet/bizneset që paraqesin përformancë më të lartë gjatë programit dhe më shumë potencial për rritje
+Bonus
Mundësi për rrjetëzim, lehtësim të aksesit në financim, këshillim dhe mentorim shtesë për ekipet me më shumë potencial
Nëse doni të lexoni më shumë detaje për kalendarin e aktiviteteve të programit mund të klikoni këtu.
Aplikimet pranohen deri më 26 korrik 2020, ju mund të aplikoni duke klikuar këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.