Këngëtari Kanye West kandidon për president të SHBA-ve

Këngëtari Kanye West kandidon për president të SHBA-ve

Kanye West

Reperi amerikan Kanye West, një mbështetës i njohur i Presidentit të SHBA Donald Trump, bën me dije se do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat zhvillohen në nëntor të këtij viti.

Ai do të përballet me kreun e Shtëpisë së Bardhë, republikanin Donald Trump dhe demokratin ish-zv. presidentin Joe Biden.

“Ne tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara,” shkroi reperi në një postim në Twitter, duke shtuar një emoji të flamurit amerikan dhe hashtagun “# 2020VISION”.

Lexoni: Tesla parakalon Toyotan, vlen 207,2 miliardë dollarë

Serioziteti i postimit tw Kanye West nuk wshtw ende i qartw, pasi na ndajnë vetëm katër muaj nga zgjedhjet presidenciale. Nuk dihet ende nëse ai ka paraqitur mw herwt ndonjë dokument zyrtar për t’u përfaqësuar në fletët e votimit për zgjedhjet shtetërore.

Afati i fundit për të shtuar kandidatët e pavarur në fletëvotim nuk është përmbyllur ende në shumë shtete. West dhe gruaja e tij Kim Kardashian West kanë vizituar Trump në Shtëpinë e Bardhë. Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla miratoi postimin në Twitter të West-it duke shkruar: “Ju keni mbështetjen time të plotë!”

Postimi i Kanye West u ripostua 416 mijë herë dhe ka marrë 830 mijë pëlqime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0