Menaxhimi i krizës pas pandemisë COVID-19, digjitalizimi dhe përfundimi i çështjes Brexit do të jenë tre pikat kyçe mbi të cilat Gjermania do të përqendrohet gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksi u vu mbi nevojën për të arritur një marrëveshje për fondin e rimëkëmbjes, për të ndihmuar ekonomitë më të goditura nga kriza.
“Jemi të qartë ku qëndrojnë vështirësitë, por e dimë se duhet të arrijmë një marrëveshje në korrik. Do të punojmë fort për të treguar vullnetin tonë,” premtoi kancelarja gjermane, ndërsa paralajmëroi se virusi ende nuk është larguar tërësisht.
Lexoni: Me sytë nga Merkel, Gjermania merr presidencën e BE
Të pyetura nëse udhëheqja e dy grave të pushtetshme gjermane duhet të shqetësojë 26 vendet e tjera për një “gjermanizim” të negociatave për fondin e rimëkëmbjes, zonjat Merkel dhe von der Leyen, deklaruan se kjo do të lehtësojë procesin.
“Ne njihemi prej kohësh dhe i besojmë njëra-tjetrës. Mund të jemi më efikase,” u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, ndërsa kancelarja Merkel u shpreh pozitive se ato do të arrijnë të përmbyllin marrëveshjen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.