Me sytë nga Merkel, Gjermania merr presidencën e BE

Me sytë nga Merkel, Gjermania merr presidencën e BE

Angela merkel

Në krizën më të madhe të Europës, Gjermania merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian. “Ne qytetaret e qytetarët e BE jemi për fatin tonë të bashkuar”, ka thënë Merkel. Tani ka ardhur momenti që ky fat të rikonfirmohet.

“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e bën këto ditë gjithmonë të qartë gjendjen serioze të Bashkimit Europian. Gjendja mes Coronës, tronditjes ekonomike dhe lodhjes nga Europa është dramatike. Kjo sfidë kthehet tani në detyrën e Merkelit.

Vështrimi i Merkelit nga jashtë

Po Merkel? Brenda partisë thuhej, se ajo ka një qëndrim pragmatik ndaj Europës. Në gjysmën e parë të vitit 2007, kur ajo kishte vetëm më shumë se një vit që ishte kancelare, Merkel e drejtoi njëherë presidencën gjermane të BE. Në fjalimin e saj të parë si kryetare e Këshillit Europian para Parlamentit Europian (17.1.2007) Merkel përmendi biografinë e saj. “Të gjithë jetën time unë e kam kaluar në Europë. Në Bashkimin Europian veçse jam e re. Pasi jam rritur në ish RDGJ. Unë e njihja Bashkimin Europian vetëm nga jashtë deri në vitin e 35- të të jetës, dhe nga brenda nga viti 1990.”

Për fatin tonë të bashkuar në BE

Atëherë 52 vjeçarja tha në festimet e 50-vjetorit të Marrëveshjeve të Romës një fjali që konsiderohet si qendrore gjatë mandateve si kancelare. “Ne qytetaret e qytetarët e Europës për fatin tonë jemi të bashkuar.” Megjithkëtë, Merkel asnjëherë me presidentët francezë, kushdo qofshin ata – Jacques Chirac (bis 2007), Francois Sarkozy (2007-2012) apo Francois Hollande (2012-2017)- nuk guxoi të bënte hapa të mëdhenj në BE – të dilte prej hezimit dhe kundër populistëve.

EU Merkel und Macron | Aufbauprogramm für Europa (REUTERS)
Edhe kur Emmanuel Macron u bë president francez, shumë prisnin një projekt të madh gjermano-francez në BE. Macron u vlerësua si kandidat në Berlin, ai formuloi vizione, shpërndante optimizëm. Por pas zgjedhjes së tij? Asgjë nuk u bë. Propozimet e tij mbetën pa përgjigjen e Merkelit.

Të çarat në shtëpinë europiane

Por tani në krizën e vitit 2020, Merkel duket aktive dhe e vendosur. Sikur ta kenë shkundur të çarat e forta në shtëpinë europine, që pasuan izolimin e shteteve në fazën kulmore të pandemis së Coronës dhe rinacionalizimin. Merkel, tani 65 vjeçare e ka si Helmut Kohli, temë të zemrës, Europën.

Rezistencën disa vjeçare kundër borxheve të përbashkëta ajo e dorëzoi të paktën pjesërisht, dhe në mes të majit, bashkë me Macron bëri të ditur një paketë financiare të papërfytyrueshme nga madhësia për një startim të ri në BE. Kjo paketë, që ndihmon sidomos vende si Italia dhe Spanja do duhet të financohet përmes borxheve të përbashkëta. Një krizë e tillë kërkon përgjigjet përkatëse”, tha ajo në një vídeo-konferencë të përbashkët me presidentin francez.

Fundi i një armiqësie

Kjo dalje publike e përbashkët do duhej të manifestonte një gjë: motori gjermano-francez është vënë sërish në lëvizje. Merkel dhe Macron kujtuan themelet që përbëjnë BE. Kush lëviz në Berlin mes qendrës së CDU-së, zyrës së kancelarisë e Bundestagut kërkon më kot një monumet për BE-në si mrekullinë e bashkimit. Por në rrugën drejt selisë së partisë CDU gjendet një monument për pajtimin gjermano-francez – kancelari Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle në një prekje duarsh. Një kujtim për pajtimin e armiqve të dy Luftërave Botërore.

Aktorët e parë të nismave të rëndësishme europiane ishin francezë, gjermanë, italianë. Por pas tokjes së duarve nga Helmut Kohl dhe Francois Mitterrand, në vitin 1984 në Verdun, ka pasur një vakuum politiko-europian. Startimi i vonë i përbashkët i Merkelit dhe Macron do duhet të bashkohë dhe sidomos t’i forcojë ekonomikisht europianët. “Mbetet të shpresohet, që Franca dhe Gjermania bëhen sërish motori i bashkimit europian”, thotë Vittorio Hösle për Deutsche Wellen.

Thellim i BE apo prishje si shtëpi prej letre?

Hösle, i cili e ka këshilluar zyrën e kancelares në vitet 90-të, shpreson që BE të mos mbetet një episod, por të kthehet në epokë, që të ketë një ujdi më të madhe europiane në drejtim të një shteti federal. Ndryshe Hösle shikon një perspektivë të zymtë, po qe se nuk ndërmerren hapa të tjerë të thellimit të unionit, mund të ndodhë që BE të rrëzohet si një shtëpi ngritur me letra.” Nuk është pak ajo që ka përpara Merkel dhe presidenca gjermane këto muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0