Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë ere ka hapësira, një parfum i ri mund t’i japë përgjigje kësaj pyetje. E nisur si një fushatë në internet, një kompani e re ka nxjerrë në shitje një parfum të ri, të quajtur “Eau de Space”, e cila zbret në tokë aromën e hapësirës. Aroma është zhvilluar nga Steve Pearce, një kimist i “Omega Ingredients”, një kompani e përqendruar te krijimi i aromave natyrale dhe përbërësve të ushqimeve dhe pijeve.
I kontraktuar nga NASA për të krijuar aromën që në vitin 2008, Pearce arriti ta bënte këtë pas disa vitesh. Duke përdorur shënime nga astronautët që përshkruanin erëra si ozoni, metali i nxehtë dhe bifteku i skuqur, ai përdori njohuritë e tij për aromën për të prodhuar kombinime që përputhen me ato përshkrime. U deshën disa javë për të mbledhur “kimikatet e duhura ” për të provuar disa ide para produktit final.
Peggy Whitson, një astronaute që ka qëndruar edhe në Qendrën Ndërkombëtare Hapësinore në vitin 2002, tha për CNN se aroma e hapësirë ishte “si ajo e një arme nga e cila sapo është qëlluar”. Kompania prodhuese “Richmond” zbuloi gjithashtu se ka në plan të nxjerrë edhe një parfum të dytë me aromën e Hënës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto