Aplikacioni popullor Tiktok ka vendosur të nënshkruajë ”Kodin Europian” kundër dezinformimit, filluar në tetor 2018 për të luftuar përhapjen e lajmeve të rremë në internet.
Kodi u prezantua nga Komisioni i BE së bashku me platformat më të rëndësishme të IT dhe kompanitë kryesore (Google, Facebook, Twitter, Mozilla dhe Microsoft) si dhe shoqata të ndryshme në sektor.
Në tetor 2019 u botua raporti i parë vjetor i vetëvlerësimit për kodin e ri të praktikave duke treguar se “propagandimi i automatizuar dhe dezinformimi në një shkallë të gjerë” vazhdojnë të ekzistojnë dhe se ka ende shumë punë për të bërë, në të gjitha fushat”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto