Hakatoni i parë virtual nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTSlab

Hakatoni i parë virtual nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTS Lab

Vodafone Albania

Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTS Lab organizojnë në datat 29 Qershor – 2 Korrik aktivitetin virtual JUTH Hackathon.

Synimi i këtij aktiviteti virtual është të sjellë risi në aplikacionin e Vodafone Albania, dedikuar të rinjve, ku përveç çmimeve, rezervohen edhe shumë surpriza të tjera.

Duke demonstruar entuziazëm individual dhe kontribut e bashkëpunim kolektiv, aktivitete të tilla prodhojnë inovacione në një kohë të shkurtër dhe janë shndërruar në hapësira ku inkurajohet kreativiteti digjital.

Lexoni: Fondacioni Vodafone prezanton edhe në Shqipëri DreamLab, aplikacioni në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

JUTH Hackathon do të organizohet në 3 sfida përmes platformave online Zoom dhe Slack si:

Giga Market – Ndryshimi ose shtimi i elementëve në aplikacionin JUTH për kategorinë GigaMarket. Aplikacioni JUTH: Zhvillime të mëtejshme në App Games, titujt aktualë por edhe tituj të rinj dhe Opsione të reja ose zhvillimi i mëtejshëm i një opsioni kryesor të aplikacionit JUTH.

Ju mund të bëheni pjesë e këtij hackathoni duke aplikuar individualisht ose si një ekip i përbërë nga 2-3 ose 4-6 anëtarë grupi.

Sfida e parë përqendrohet rreth elementëve, të cilët duhet të afrojnë eksperiencën e aplikacionit më afër shijeve të konsumatorit. Këta elementë mund të kenë karakter gaming si fitimi dhe shkëmbimi i gigave, krijimi i avatarëve, krijimi i sfidave dhe shokëve të skuadrës.

Sfida e dytë ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të lojërave të integruara në aplikacionin JUTH duke i bërë më tërheqës dhe më me vlerë për kohën që përdoruesit shpenzojnë në to. Në këtë sfidë Vodafone pranon edhe ide të reja lojërash, të cilat mund të integrohet në aplikacionin JUTH.

Sfida e tretë kërkon të shtojë opsione dhe karakteristika të reja të aplikacionit JUTH, por edhe zhvillim të atyre ekzistuese. Aplikacioni JUTH fokusohet në një gjeneratë të re të cilët përfitojnë shpërblime ekskluzive.

Në fund të aktivitetit virtual një juri do të përzgjedhë 3 ekipet fituese, të cilat do të shpërblehen me çmime.

Ekipi i parë do të marrë një shpërblim prej 2,000 euro dhe për pjesëtarët e skuadrës që janë JUTH,  dhuratë Samsung Galaxy Watch Active 2 nga JUTH by Vodafone.

Ekipi i dytë do të marrë një shpërblim prej 1,000 euro dhe për pjesëtarët e skuadrës, dhuratë Samsung Galaxy A10 Handset nga JUTH by Vodafone.

Ekpi i tretë do të përfitojë Xiaomi Mi TV box S ak Ultra HD  për secilin anëtar nga JUTH by Vodafone.

Dhurata dhe surpriza të tjera janë rezervuar për talente dhe individë specifikë. Të gjithë ata, që duan të bëhen pjesë e këtij aktiviteti virtual inovativ mund të aplikojnë duke klikuar këtu.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 28 Qershor, në orën 23:59.

Duke ju bashkuar këtij hakatoni ju keni mundësinë të shpalosni aftësitë tuaja, të zgjeroni njohuritë rreth teknologjisë, të bashkëpunoni, të krijoni lidhje të reja, të fitoni akses me mentorë dhe ekspertë të industrisë me përvojë të gjerë si dhe të përfitoni çmime e shpërblime.

Axhenda e JUTH Hackathon

Dita e Parë: 29 Qershor

  • 17:00 – 18:00 – Hapja
  • 18:00 – Ekipet fillojnë punën

Dita e Dytë: 30 Qershor

  • 10:00 – 10:10 – Checkpoint #1 Hyrje
  • 10:15 – 10:45 – Checkpoint #1 Webinar: Njohja e Konsumatorit: Si të dizenjojmë zgjidhje që konsumatorët i adhurojnë?
  • 11:00 – 16:30 – Takime virtuale 1n1 me mentorë
  • 16:45 – 17:00 – Checkpoint #2 Hyrje
  • 17:00 – 17:30 – Checkpoint #2 Si të zhvillojmë një prototip dhe propozim me vlerë?
  • 17:00 – 19:00 – Ekipet punojnë në mënyrë të pavarur
  • 19:00 – 20:30 – Testimi i zgjidhjes

Dita e Tretë: 1 Korrik

  • 10:00 – 10:10 – Checkpoint #3 Hyrje
  • 10:15 – 10:45 – Checkpoint #3 Webinar: Si të zhvillojmë një pitch deck?
  • 11:00 – 19:00 – Takimet e fundit virtuale 1n1 me trajnerë

Dita e Katërt: 2 Korrik

17:00 – 18:00 – Webinari i fundit. Prezantimi i punëve dhe shpallja e fituesve

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0