Antitrupat monoklonalë mund të ndihmojnë në trajtimin e COVID-19 - Business Magazine Albania

Antitrupat monoklonalë mund të ndihmojnë në trajtimin e COVID-19

Një vaksinë e vetme mund të mos jetë e mjaftueshme për të mposhtur virusin SarsCoV2 dhe do të duhet të bashkohet me ”armë” të tjera, në veçanti antitrupat monoklonal: ilaçe të afta për të neutralizuar virusin duke shkatërruar armën e tij kryesore, d.m.th proteinën Spike, që ajo përdor për sulmuar qelizat. Ky konkluzion u arrit nga studiuesit Mary Marovich dhe John R. Mascola, të Institutit Amerikan për Sëmundjet Infektive (NIAID) i drejtuar nga Anthony Fauci dhe Myron S. Cohen, nga Universiteti i Institutit të Karolinës  së Veriut për Sëmundjet Infektive në Chapel Hill.

Deri më tani, ekspertët vërejnë se antitrupat monoklonalë kanë marrë pak vëmendje, por “kanë potencial për aplikime terapeutike dhe parandaluese dhe mund të ndihmojnë në udhëheqjen e hartimit dhe zhvillimit të vaksinave”. Kërkimi i barnave që ndihmojnë në mbështetjen e imunitetit dhe për të përballuar virusin deri sa të vijë vaksina është një domosdoshmëri, por nuk përjashtohet që vaksinat mund të kenë nevojë për mbështetje.

Shumë pak dihet, në fakt, mbi reagimet e sistemit imunitar të njeriut ndaj koronavirusit dhe kjo gjë është pasqyruar në një artikull të fundit botuar në revistën Nature Medicine, e cila ka treguar sesi antitrupat ndaj SarsCoV2 fillojnë të ulen rreth tre muaj pas infeksionit.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0