Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë këtë të martë vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare. Në çdo pikë do të rikthehet normaliteti, siç ishte para pandemisë. Për personat që do të hyjnë apo dalin nga vendi, nuk do të kërkohet test për COVID-19.
Vendimi i miratuar sot, do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Nga e premtja bashkë me kufijtë tokësorë do të hapen edhe aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.
Bashkë me hapjen e kufijve, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hequr dhe kufizimet sa i takon funksionimit të bizneseve, duke lejuar funksionimin e ambienteve të brendshme të restoranteve, palestrave si dhe transportin në grup.
Lexoni: Rihapet transporti publik, maskat të detyrueshme
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Mali i Zi vendosi të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, duke lejuar kalimin e vetëm atyre qytetarëve që paraqesin një analizë të 48 orëve të fundit ndaj virusit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto