Hidrocentrali i Moglicës, një nga dy hidrocentralet në kaskadën e Devollit, ka nisur prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bleinda Balluku vizituan të hënën HEC-in për të parë nga afër punën.
HEC-i është ndërtuar nga kompania norvegjeze Statkraft. Diga e HEC Moglicës është me një lartësi prej rreth 167 metra e lartë, një nga më të lartat në botë të llojit të vet.
Lexoni: Ushtria amerikane teston për herë të parë armën elektronike që nuk gabon shënjestër
Ndërtimi i saj filloi në vitin 2015 dhe ishte planifikuar vënia në punë e hidrocentralit në tremujorin e dytë të 2020-ës.
Nisja e punës në Moglicë pritet të rrisë kapacitetin prodhues në vend. HEC-i ka një kapacitet të instaluar prej rreth 184 MW dhe prodhim mesatar vjetor prej 450 Gwh.
Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Edi Rama tha se vitin tjetër pritet të nisë ndërtimi i HEC Skavicës, pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto