Byzylyku që ju paralajmëron nëse keni covid-19 edhe nëse jeni asimptomatik - Business Magazine Albania

Byzylyku që ju paralajmëron nëse keni covid-19 edhe nëse jeni asimptomatik

Empatica, një startup italian, ka krijuar një byzylyk i cili është në gjendje të zbulojë praninë e koronavirusit edhe kur nuk keni simptoma.

Teksa beteja kundër koronavirusit Sars Cov2 po zhvillohet në frontin e vaksinës, si dhe ka nxitur shtetet të marrin të gjitha masat në përpjekje për të ndaluar përha[jen e infeksionit, një startup italian, Empatica, ka krijuar një lloj byzylyk i aftë për të zbuluar praninë e Covid19 edhe kur nuk personi nuk ka simptoma. Empatica në këtë rast ka bashkëpunuar edhe me dhe BARDA (Departamenti i Shëndetit të SHBA që merret me kërkime dhe inovacion).

Duke qenë se studiuesit kanë zbuluar se ekziston një lidhje e fortë midis përhapjes së koronavirusit edhe mungesës të simptomave të tilla si ethe dhe teshtitje te asimptomatikët, ata ndërtuan algoritëm paralajmërues i inkorporuar në byzylyk. Tashmë kanë filluar edhe testet klinike për punonjësit e kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj infeksionit dhe pacientëve Covid. Rezultatet e para për të parë suksesin e funksionalitetit do të jenë gati për 30 ditë, dhe nëse funksionin, do të jetë një pikë kthese në luftën kundër përhapjes së Covid.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0