Kosova dhe Shqipëria, platformë të përbashkët turistike për sezonin veror

Kosova dhe Shqipëria, platformë të përbashkët turistike për sezonin veror

Kosova

Nga 1 korriku, Kosova dhe Shqipëria do të kenë një platformë të përbashkët turistike. Pritet që gjatë këtij sezoni turistik të ketë edhe ulje çmimesh. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, janë takuar sot në Prishtinë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin, së bashku me kryetarin e bashkisë së Shëngjinit dhe Vlorës.

Krasniqi tha se me ministrin e Turizmit të Shqipërisë diskutuan për fillimin e sezonit turistik në korrik dhe njoftoi për një platformë të përbashkët turistike.

“Sot ndihem jashtëzakonisht i nderuar për vizitën e institucioneve nga Shqipëria. Diskutuam lidhur me turizmin e dyja shteteve mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Ramë dakord në fillim të korrikut të bëjmë hapjen e sezonit të verës”.

Ai ka deklaruar se në muajin nëntor do të bëhet hapja e sezonit dimëror në Kosovë. “Në fund të nëntorit, të bëjmë hapjen e sezonit dimëror në Kosovë, u pajtuam në një platformë të përbashkët të të dyja vendeve”, tha Krasniqi.

Lexoni: Fondacioni Vodafone prezanton edhe në Shqipëri DreamLab, aplikacioni në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit së Shqipërisë, Blendi Klosi, tha se me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera.

“Si një promotor i jashtëzakonshëm i ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptar është i të gjithë shqiptarëve, alpet janë të përbashkëta e si të tilla, do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet e tjera, e sidomos për vendet e largëta”.

Ministri Klosi tha se të dyja vendet e dëshmuan se sistemi shëndetësor mund ta luftojë koronavirusin, dhe me këtë garantoi për siguri shëndetësore.

“Me dy bashkitë do të donim të ftonim të gjithë qytetarët të vazhdojnë të jenë turistët më të mirë që Shqipëria ka, në Shqipëri dëshmuam ashtu si në Kosovë se sistemet shëndetësore ia dolën dhe mund të garantojmë një siguri shëndetësore, por që rekomandimet do të zbatohen në rigorozitet”, tha Klosi.

Klosi premtoi që në Shqipëri do të ketë ulje çmimesh gjatë kësaj sezonit turistik. “Nuk ka shans të ketë rritje çmimesh, do të kemi ulje çmimesh”, tha ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0