Aplikimet për kredi sovrane janë shtyrë deri në datë 20 qershor 2020. Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë ministrja e Financave, Anila Denaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Denaj shkruan se përmes këtyre kredive do të paguhen pagat e sektorit privat.
Ministrja rikujtoi faktin se qeveria shqiptare do të subvencionojë plotësisht interesat dhe do të garantojë 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.
Lexoni: Hapja e transportit publik shtyhet edhe 1 javë
Sipas të dhënave të ministrisë, deri më 5 qershor aplikimet kanë qenë 712, ndërkohë që prej tyre janë miratuar 462.
“Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.
Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:
subvencionon plotësisht interesat;
garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar”, shkruan ministrja e Financave.
Të dhënat mbi Garancinë Sovrane deri më 5 Qershor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto