“Twitter” ka mbyllur më shumë se 170,000 llogari, që ishin të lidhura me një operacion për të përhapur mesazhe pro-Kinës.
Disa nga postimet kishin të bënin me shpërthimin e koronavirusit, ka njoftuar platforma e mediave sociale.
Kompania tha se llogaritë po përhapnin histori gjeopolitike të favorshme për Partinë Komuniste të Kinës. Twitter-i tha se “një rrjet” me 23,750 llogari shumë aktive ishte fshirë, së bashku me 150,000 të tjera “llogari përforcuese”.
Lexoni: Facebook, Google dhe Twitter do të raportojnë çdo muaj mbi lajmet e rreme
Siç shkruan BBC, “Twitter” zbuloi gjithashtu se ka mbyllur më shumë se një mijë llogari të dezinformatave me bazë në Rusi. Ky nuk është veprimi i parë i tillë i ndërmarrë nga “Twitter”. Në gusht të vitit 2019, kompania fshiu nga rrjeti 1 mijë llogari, që besohet se vepronin brenda territorit të Kinës “me qëllim të veçantë nxitjen e mosmarrëveshjeve politike në Hong Kong”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto