36 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1299. Kjo është dita me më shumë të infektuar ditorë që prej 9 marsit, datë kur u zbuluan 2 të infektuarit e parë në vend.
Të infektuarit e rinj janë 27 persona në Tiranë, 4 persona në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Tiranë e Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, shtimi i lartë i rasteve të reja ka ardhur si pasojë e grumbullimeve masive, mosrespektimt të këshillave, në lidhje me distancimin fizik, mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal dhe të higjienës.
Lexoni: Masat e reja për sezonin veror, ja se si do të pushohet në plazhe
Silva Bino, nga ISHP njoftoi se 41 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar.
15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 960 numrin e të shëruarve, që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1299 të infektuar,
– 34 viktima;
– 945 të shëruar,
– 284 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 9 qershor është:
– Tiranë, 204 pacientë aktivë,
– Shkodër, 29 pacientë aktivë,
– Krujë, 24 pacientë aktivë,
– Kamëz, 19 pacientë aktivë,
– Durrës, 10 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 4 pacientë aktivë,
– Tropojë, 2 pacient aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv,
– Lezhë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.