Masat e reja për sezonin veror, ja se si do të pushohet në plazhe

Masat e reja për sezonin veror, ja se si do të pushohet në plazhe

sezoni veror

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë publikuar protokollin e sigurisë për sezonin e ri turistik. Urdhri i përbashkët është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Përpara se të bëni gati valixhet për pushimet, duhet të lexoni këtë protokoll dhe të keni parasysh të gjitha rregullat që duhet të ndiqni, kur të shkoni në plazh.

Këtu parashikohet në detaje se si do operojnë sipërmarrjet në fushën e turizmit, duke nisur nga largësia e çadrave mes tyre dhe duke vijuar me higjienën në dhoma dhe në çdo ambient tjetër të shërbimeve hoteliere, bare e restorante.

Si fillim çdo qytetari, përpara se të hyjë në zonën e plazhit, do t’i matet temperatura dhe do të plotësojë një formular për t’u njohur me historikun e udhëtimeve dhe sëmundjeve për të pasur mundësi më tej për t’u ulur në shezlonge që duhet të jenë jo më afër se 3.5 metra nga njëri-tjetri.

Distanca duhet respektuar jo vetëm në rërë, por edhe në det. Përveç prindit që kujdeset për fëmijët, të gjithë duhet të qëndrojnë jo më afër se 3 metra nga tjetri.

Lexoni: Këtë verë, shprehu me Galaxy Z Flip

Pasi t’i keni larë duart me sapun dhe ujë, ju duhet t’i thani ato plotësisht. Xheli me përbërje alkoolike për higjienën e duarve duhet të përdoret në mënyrë periodike, madje edhe kur mbahen doreza.

Stafi i shërbimit, që ka kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të përdorë patjetër doreza dhe maska mbrojtëse, që konsiderohen si mjete të domosdoshme në parandalimin e transmetimit të COVID-19.

Stafi i recepsionit duhet të mbajë pastër ambientin e tyre të punës dhe në fund të çdo ndërrimi turni të pastrojë me kujdes tryezën dhe pajisjet (për shembull: telefon, tastierë, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa dhe sende të tjera).

Për të gjithë ata që mezi prisnin të organizonin “shkuma party” dhe festa në plazh, nuk do ta kenë këtë mundësi, pasi nuk do të lejohen grumbullimet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0