Nuk reagoi ndaj Trump, punonjësit e Facebook sulmojnë Zuckerberg - Business Magazine Albania

Nuk reagoi ndaj Trump, punonjësit e Facebook sulmojnë Zuckerberg

Punonjësit e Facebook, kanë braktisur punën të hënën, duke e lavdëruar në të njëjtën kohë “Twitterin” për reagimin ndaj postimeve të presidentit amerikan. Kjo protestë gjatë pandemisë i ngjante asaj të kompanisë Google në vitin 2018, kur punonjësit lanë vendet e punës si protestë ndaj ngacmimeve seksuale, raporton Reuters.

Është një rast i rrallë i përballjes së një CEO me kritikat e punonjësve në nivel të lartë të hierarkisë, Midis protestuesve ishin shtatë inxhinierët e ekipit që kontrollojnë ‘’bibliotekën’’ e kodit React, që mbështet aplikacionet e Facebook. “Mark Zuckerbergu e ka gabim dhe do loboj fuqishëm deri sa të ndërrojë mendje”, ka shkruar Ryan Freitas, i identifikuar në Twitter si drejtor i dizajnit të produktit në “Facebook”. Ai gjithashtu shtoi se kishte mobilizuar më shumë se 50 njerëz për të lobuar për ndryshime brenda kompanisë.

Sara Zhang, dizajnere e produkteve sipas profilit të saj në Linkedln, shkroi se do të marrë pjesë në protestën virtuale “në solidaritet me komunitetin afro-amerikan”. “Vendimi i Facebookut që të mos veprojë mbi postimet të cilat nxisin dhunë, nuk e bën vendin tonë më të sigurt. Politikat e kompanisë na bëjnë që të veprojmë ndaj këtyre përmbajtjeve të dëmshme në dy mënyra: T’i lejojmë apo t’i heqim”, ka thënë ajo. Jason Toff, drejtor i menaxhimit të produkteve, ka shkruar: “Punoj në Facebook dhe nuk krenohem me mënyrën se si po sillemi. Shumica e kolegëve më të cilët punoj mendojnë si unë. Jemi duke e ngritur zërin tonë”, ka shkruar ai.

Punonjësit e teknologjisë në kompani si “Facebook Inc”, “Google” dhe “Amaznon”, në mënyrë aktive kanë kërkuar drejtësi në çështjet sociale gjatë viteve të fundit, duke i nxitur punëdhënësit e tyre që të veprojnë dhe të ndërrojnë politikat. “E kuptojmë dhimbjen të cilën shumë nga njerëzit tanë janë duke ndjerë tani, veçanërisht komuniteti ynë afro-amerikan. I inkurajojmë punonjësit tanë që të flasin hapur kur nuk pajtohen me drejtuesit. Jemi duke u përballur me vendime të vështira rreth përmbajtjes në faqet tona, dhe mendimet e tyre të sinqerta do të na ndihmojnë”, shkroi zëdhënësi i Facebookut, Andy Stone.

Twitteri të premten vendosi një shenjë paralajmëruese mbi postimin e Trumpit që përfshinte fjalinë “kur plaçkitja fillon, nisin plumbat”. Kjo platformë sociale tha se postimi i Trump po shkelte rregullat kundër glorifikimit të dhunës. Facebooku ndërkaq nuk ka ndërmarrë veprime ndaj po të njëjtit postim. Zuckerbergu ka thënë të premten se këto komente i konsideronte “shumë shqetësuese”, por se nuk i shkelnin politikat e kompanisë kundër nxitjes së dhunës.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0