SpaceX gati për misionin historik, ja sesi ta ndiqni live - Business Magazine Albania

SpaceX gati për misionin historik, ja sesi ta ndiqni live

Të Shtunën, 30 maj, Crew Dragon i SpaceX me shumë mundësi do të bëhet anija e parë kozmike private që dërgon njerëzit në orbitë. Nisja, e planifikuar për 3:22 PM ET (21:22), do të shënojë gjithashtu herën e parë në gati një dekadë që astronautët e NASA janë nisur për në orbitë nga Cape Canaveral, Florida.

Për astronautët e NASA-s Bob Behnken dhe Doug Hurley, kjo do të jetë përpjekja e tyre e dytë për të realizuar këtë nisje historike. Përpjekja e parë, të Mërkurën, 27 maj, u anulua për shkak të kushteve të këqija të motit më pak se 17 minuta para nisjes. Ata do të kenë një shans tjetër sot. Nëse nisja e sotme do të anulohet për ndonjë arsye, përpjekja tjetër për t’u nisur do të jetë të Dielën, 31 maj, në 03:00 ET.

NASA planifikon të transmetojë ngjarjen e sotme drejtpërdrejt, duke filluar nga ora 11:00 ET. Nëse gjithçka shkon mirë, ata do të transmetojnë gjithçka, që nga përgatitjet për nisje deri te zbarkimin e Crew Dragon në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në 10:20 AM ET të Dielën, 31 maj .

Në cilën orë niset Crew Dragon e SpaceX?

Anija Kozmike Falcon 9 e SpaceX do të niset nga vendi o nisjes së kompanisë të Shtunën, 30 maj, në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Cape Canaveral, Florida.

LEXO: Prototipi i anijes kozmike Starship shpërthen gjatë testimit

Koha e planifikuar e nisjes: New York: 3:22 PM / San Francisco: 12:22 PM / Londër: 8:22 PM / Berlin: 9:22 PM / Moskë: 10:22 PM / New Delhi: 12:52 AM (31 maj) / Pekin: 3 : 22AM (31 maj) / Tokio: 4:22 AM (31 maj) / Melburn: 5:22 AM (31 maj)

Si ta shikoni drejtpërdrejtë nisjen e Crew Dragon të SpaceX:

Transmetimi i drejtpërdrejtë: NASA po transmeton drejtpërdrejt ngjarjen në YouTube dhe në faqen e saj të internetit për shikimin e këtij eventi nga ekrani i kompjuterit tuaj. SpaceX gjithashtu do të transmetojë drejtpërdrejt ngjarjen në kanalin e saj në YouTube .

NASA TV

NASA TV, programi i transmetimit live të agjencisë, do të transmetojë live nisjes që fillon në mesditë me orën lindore të SH.B.A. Pasi Crew Dragon të jetë në orbitë, TV NASA do ta tregojë atë duke u futur në stacionin hapësinor, hapjen e anijes, dhe Behnken dhe Hurley që  bashkohen me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Kanali zyrtar televiziv i Agjencisë ka një program të plotë dhe përditësuar.

SpaceX

SpaceX do të mbulojë nisjen e saj live përmes kanalit të saj në YouTube. Transmetimi do të jetë në bashkëpunim me NASA, por John Insprucker – një inxhinier kryesor  në SpaceX – do të drejtojë pjesën më të madhe të komenteve për kompaninë e raketave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0