LinkedIn: Firmat e financave, teknologjisë dhe mallrave të konsumit po rekrutojnë punonjës - Business Magazine Albania

LinkedIn: Firmat e financave, teknologjisë dhe mallrave të konsumit po rekrutojnë punonjës

Koronavirusi po trondit tregjet e punës në botë, por pamja nuk është e gjitha e zymtë. Firmat e financave, teknologjisë dhe mallrave të konsumit po punësojnë me dhjetëra mijëra punonjës të rinj në ShBA dhe në vende të tjera sipas të dhënave nga LinkedIn.

Në shtatë vende të ndryshme në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, rekrutuesit e punonjësve të sistemit shëndetësor janë ndërmë të zënët, duke pasur parasysh betejën e vazhdueshme kundër koronavirusit, që ka vrarë më shumë se 300,000 njerëz e ka infektuar më shumë se 5 milionë njerëz në tërë botën, shpjegon LinkedIn. Por ndryshimet në stilin e jetës që kanë ardhur si rezultat i pandemisë kanë nxitur kërkesën për konsultues financiarë, punonjës të fabrikave, animatorë, dizenjues lojërash dhe punonjës delivery.

Përgjithësi, niveli i punësimit ka rënë në tremujorin e parë krahasuar me vitin e kaluar në shumicën e vendeve të anketuara nga platforma. Por të dhënat japin një dritë shprese e veçanërisht me Kinën në të cilën po vihet re një ngritje graduale e drejt normalitetit.

LinkedIn, me më shumë se 690 milionë përdorues në të gjithë botën, numëron punësim të ri kur një përdorues shton në profilin e tij një punëdhënës të ri. Raporti është numri i punësimeve të reja pjesëtuar me numrin total të përdoruesve të LinkedIn në një vend të caktuar. Shifrat e gjurmuara që prej mesit të shkurtit, nuk vërtetohen me të dhënat nga institucionet shtetërore dhe nuk paraqesin numrin aktual të punëve në një ekonomi. Shifrat qeveritare zakonisht prezantohen me një vonesë kohore prej disa javësh.

“Ne jemi konfidentë se të dhënat tona janë të drejta, sepse paraqesin trendin e ekzistencës së një rënieje të madhe të punësimit në SHBA dhe jashtë vendit”, i tha Reuters Guy Berger, ekonomisti kryesor në LinkedIn në Kaliforni.

Punësimi në Kinë ra me 50% gjatë pikut të krizës së koronavirusit gjatë mesit të shkurtit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por duke qenë se masat kufizuese janë lehtësuar në fillim të prillit. Punësimi në ShBA, Angli, Francë dhe Itali- vendet më të prekura nga virusi- mbetet shumë i dobët aktualisht. Por, duket se shifrat po vijnë duke u ngritur, pasi këto vende kanë kaluar pikun e pandemisë e shumë prej tyre po mendojnë për rihapjen e ekonomisë.

Pikat e shitjes me pakicë si Walmart, Instacart dhe Amazon shprehen se do të punësojnë një total prej më shumë se 700,000 punonjësish për të përballuar kërkesën e lartë që po vihet re gjatë kësaj pandemie për produktet e frutave e perimeve, e produkteve të tjera esenciale shtëpiake.

Prodhuesit e mallrave të konsumit si Unilever, produktet e së cilës përfshijnë sapun dhe shampo, konfirmoi të mërkurën se po planifikon të punësojë rreth 300 njerëz në nivel botëror. Nestle shprehet për Reuters se po kërkon të plotësojë rreth 5,000 pozicione të ndryshme në ShBA.

Fidelity Invvestments, një firmë e shërbimeve financiare me bazë në Boston, shprehet se e ka përshpejtuar procesin e rekrutimit për shkak të pandemisë e po shikon të plotësojë të paktën 2,000 pozicione pune si konsultues financiar, inxhinier informatike dhe shërbimi klienti për operacionet e saj në ShBA brenda 2020.

Kompani të tjera që kanë nisur punësimet në ShBA dhe në vende të tjera janë Apple, ByteDance (kompania mëmë e TikTok), Takeda Pharmaceutical Co Ltd dhe Lockheed Martin Corp).

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0