Gjatë periudhës së pandemisë, ka patur një rritje të kërkesës për pajisje sportive sipas shitësit më të madh online të Rusisë, Wildberry.
Të mbetur pa punë e pa palestër dhe të ndaluar të lëvizin me makina, se rusët i janë drejtuar disa alternativave të tjera për të kaluar kohën si dhe për të lëvizur, apo stërvitur.
Shitjet e biçikletave u rritën gjashtëdhjetëfish nga data 1 deri në 24 maj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Mbyllja e përkohshme e klubeve të fitnesit, marrja me qira e biçikletave, skuterëve dhe patinave çuan në një rritje të blerjeve të pajisjeve sportive në dyqanin online”– tha kompania për RIA Novosti, shkruan RT.
Në veçanti, shitjet e biçikletave me dy rrota u rritën 60 herë, skateboards me dhjetëfish, patina tetëfish, skuterët 6.5 herë. Kërkesa për zilet dhe mjetet e biçikletave u rrit nëntëfish. Gjithashtu, kompania thotë se ka patur një rritje prej 10-fish në shitjet e litarëve të kërcimit, si dhe rritje 5-fish për topa. Kërkesa është rritur edhe për lodrat e kontrolluara me telekomandë, si helikopterë, tanke, vetura dhe anije.
Lexoni: Bizneset më të mira këmbëngulin në ruajtjen e ekuilibrit
Wildberry është shitësi më i madh online i Rusisë, sipas revistës Forbes. Kompania është themeluar në vitin 2004, tani është e pranishme në Rusi, Poloni, Sllovaki, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgistan dhe Armeni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto