Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të mbyllë platformat e mediave sociale, pasi Twitter korrigjoi Trump-in, më saktë dy postime në të cilat ai paralajmëronte mbi rrezikun e manipulimit zgjedhor, pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom dhe kolegë të tjerë të tij thanë se po vlerësojnë mundësinë e votimit me postë për shkak të koronavirusit.
Në ndërhyrjet e bëra nga Twitter, kur përdoruesit, që shikonin postimet e presidentit amerikan klikonin në paralajmërimin e vendosur nga Twitter-i, rrjeti social i drejtonte ata tek një njoftim i titulluar: Trump bën pretendimin e pabazuar se fletëvotimet me postë do të çojnë në mashtrim zgjedhor.
Bashkë me paralajmërimin vinte një link që të dërgonte tek shkrimet e rrjetit CNN dhe gazetës Washington Post, si dhe përfshinte një shënim me titull “Çfarë duhet të dini”.
Në postime, Trump pretendonte se votimi përmes postës i përdorur nga disa shtete demokratike për pandeminë e koronavirusit përkthehet në manipulime zgjedhore. Drejtori ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey, iu përgjigj kritikave për politikat e kontrollit të fakteve të platformës, duke thënë: “Ne do të vazhdojmë të sinjalizojmë për informacionet jo korrekte ose të pa konfirmuara mbi zgjedhjet në të gjithë globin. E kjo është një shuplakë për presidentin, që tani kërcënon me dekretin e ri e madje edhe me mbylljen e plotë të platformave”.
“Të mëdhenjtë e internetit po bëjnë të pamundurën për të më censuruar në prag të zgjedhjeve të 2020 – ka thënë Trump. Nëse kjo ndodh, nuk kemi më liritë tona e unë nuk do ta lejoj këtë. Kanë provuar ta bëjnë në 2016 dhe kanë humbur. Twitter ka dëshmuar tani se gjithçka që kam thënë për ta, është e drejtë” – ka shtuar Trump. “Do të kemi zhvillime të reja”.
Lexoni: Trump beson se vaksina COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit
Por opsionet e Trump për të goditur Twitter-in dhe platforma të tjera mbi mënyrën sesi ato i moderojnë platformat e tyre janë disi të kufizuara, thonë ekspertët ligjorë.
Megjithatë, tensioni në rritje me Shtëpinë e Bardhë mund të perceptohet si një kërcënim për kompanitë e mediave sociale. Twitter dhe Facebook panë se aksionet e tyre pësuan rënie, në një ditë kur tregu i përgjithshëm ishte në rritje, shkruan CNN.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.