Kompania ajrore britanike “EasyJet” njoftoi shkurtimin e 4 500 vendeve të punës, që përbëjnë rreth një të tretën e stafit të saj, me qëllim për t’i bërë ballë pasojave nga pandemia e koronavirusit.
“EasyJet”, aktiviteti i të cilit është ndërprerë që prej disa javësh, synon të ruajë financat dhe të përshtatet me një trafik ajror më të ulët për një periudhë të gjatë.
Johan Lundgren, shefi ekzekutiv i EasyJet, tha: “Ne e kuptojmë se këto janë periudha shumë të vështira dhe duhet të marrim në konsideratë vendime shumë të vështira, të cilat do të ndikojnë në njerëzit tanë, por ne duam të mbrojmë sa më shumë vende pune që mundemi, për një kohë të gjatë.
“Në këtë sfond, ne po planifikojmë të zvogëlojmë madhësinë e flotës sonë dhe të optimizojmë rrjetin dhe bazat tona”.
“Si rezultat, ne parashikojmë zvogëlimin e numrit të stafit në të gjithë biznesin dhe ne do të vazhdojmë të heqim kostot dhe shpenzimet jo kritike në çdo nivel.”
Lexoni: Shpall falimentin kompania ajrore latino amerikane
EasyJet do të operojë 51% më pak fluturime sesa kishte planifikuar deri në fund të vitit 2021. Nuk parashikon që kërkesa për udhëtim ajror të kthehet në nivelet para virusit deri në vitin 2023, në përputhje me vlerësimet e IATA, dhe planifikon të operojë me kapacitet 30% më pak, në tremujorin e katërt të 2020.
Kompania i bashkohet konkurrentëve të saj “British Airways”, “Ryanair” apo “Virgin Atlantic”, të cilat kanë njoftuar shkurtime të vendeve të punës, kohët e fundit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.