10 rregulla suksesi nga bankieri i Wall Street - Business Magazine Albania

10 rregulla suksesi nga bankieri i Wall Street

rregulla suksesi

Për kë kalon 4 dekada punë në Wall Street si mund të jetë testamenti? Shumë prej shum mendojnë të ardhura dhe pasuri të paluajtshme për familjen, organizata në nevojë, organizata për fëmijë apo kulte fetare.

Por jo, Richard Jenrette, bashkëthemelues i bankës së investimeve Donaldson, Lufkin & Jenrette në vitin 1959, në moshën 89 vjeçare, para se të largohej nga jeta la “testatment” një listë me rregulla për sukses – në financa dhe në jetë. Ja 10 prej rregullave të listëts së quajtur “Ajo që mësova”:

1. Ji krenar! Duhet të dish vlerën e vetes.
2. Planifiko më përpara, por qëndro i përgatitur kur mundësitë vijnë vetë.
3. Ktheji Problemet në Mundësi. Problemet krijojnë mundësi për ndryshim.
4. Bëj qejf – por jo gjatë gjihë kohës!
5. Qëndro në skuadrën e Ëngjëjve. Vish Kapelen e Bardhë.
6. Mos prish ura.
7. Qëndro brenda në lojë. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bësh. Mos u dorëzo!
8. Kujto – Bekimi më i madh në jetë është një mik i mirë! Mos i harroni miqtë e vjetër, një ditë mund të keni nevojë për ta.
9. Mundohu të jesh i mirë dhe thuaj shpesh “faleminderit”!
10. Ji i pastër, i rregullt dhe i veshur në mënyrë të përshtatshme sipas moshës. Ji i vëmendshëm ndaj trendeve të kohës. Kërko të dukesh sharmant. Mëso të flasësh mirë. Mos përdor fjalor banal, kjo të ul shumë pikë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0