Mondelēz International, hapa të shpejtë drejt objektivave të mirëqenies

Mondelēz International, hapa të shpejtë drejt objektivave të mirëqenies e qëndrueshmërisë

Mondelēz Internationa
  • Kompania ka përmbushur ose tejkaluar objektivat për 2020-ën dhe është në rrugën e duhur për të kapur ato të 2025-ës.
  • Në fund të 2019-ës, Mondelēz International mbulonte 63% të tregut të kakaos si lëndë e parë për brendet e çokollatave, përftuar në mënyrë të qëndrueshme, në kuadër të programit “Cocoa Life”.
  • 93% e paketimeve janë të riciklueshme dhe synimi është që deri në 2025, 100% e tyre të jenë të tilla.

Mondelēz International publikoi raportin “Snacking Made Right” për 2019-ën, ku vihet theksi te progresi i rëndësishëm që kompania ka bërë në rrugën drejt arritjes së objektivave të qendrueshme në sektorin e snacks-ave për 2025-ën. Raporti është pasqyrë e përpjekjes së vazhdueshme të Mondelēz International për të qenë një lider i ardhshëm në tregun e snacks-ave, duke u pozicionuar lart në rang botëror, me dëshirën për të sjellë ndryshime pozitive.

Në raportin “Snacking Made Right” janë publikuar programet, strategjitë dhe qasja e Mondelēz International, bazuar në objektivin kryesor të kompanisë: ai për t’iu mundësuar njerëzve konsumin e snacks-ave të duhur, në momentin e duhur, prodhuar në mënyrën e duhur. Teksa bota vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, kompania beson se qëllimet e saj janë më të rëndësishme se kurrë më parë, prandaj angazhohet se do të shtojë përpjekjet për t’ua dalë me sukses sfidave të reja që kërcëojnë sot botën.

“Teksa të gjithë bashkë po përpiqemi të menaxhojmë ndikimin e Covid-19 në mbarë botën, sot më shumë se kurrë është momenti që kompanitë të bëjnë gjënë e duhur dhe ta orientojnë zhvillimin e biznesit në drejtimin dhe masën e duhur”, tha Dirk Van de Put, drejtori dhe CEO-ja i Mondelēz International. “Kompania jonë ka si qëllim qëndrueshmërinë dhe mirëqenien, ndaj fokusi ynë është reduktimi maksimalisht i pasojave negative në mjedis si dhe ambicia për një ndikim sa më pozitiv në shoqëri, në kuadër të misionit tonë për t’u shndërruar në liderët e së ardhmes në industrinë e snacking, duke i siguruar tregut snack-at e duhur, në momentin e duhur, prodhuar në mënyrën e duhur. Jam krenar për progresin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në 2019-ën dhe mendoj se objektivat që i kemi caktuar vetes për raportin “Snacking Made Right” të 2025-ës janë të duhurat”, u shpreh Van de Put.

Duke qenë se trendi i snacks-ave po rritet në nivel global, Mondelēz International i ka vënë synim vetes fuqizimin e njerëzve përmes konsumimit të snacks-ave të duhur, duke përpiluar strategji që sjellin një ndryshim pozitiv, domethënës dhe afatgjatë. Në vitin 2019, kompania bëri progres në drejtim të prodhimit të lëndëve të para me përbërës të qendrueshëm e jetëgjatë, duke reduktuar pasojat negative në mjedis dhe duke sjellë risi në paketim:

Përbërës të qëndrueshëm për lëndë të parë

  • 63% e tregut të kakaos si lëndë e parë për brendet e çokollatave, përftuar në mënyrë të qendrueshme, në kuadër të programit “Cocoa Life”
  • 65% e tregut të miellit si lëndë e parë për biskota në Europë, përftuar në mënyrë të qendrueshme, në kuadër të programit “Harmony Wheat”
  • Plotësimi në masën 100% i standardeve RSPO për vajin e palmës (Tryeza e Rrumbullakët për objektivin e vajit të qëndrueshëm të palmës)

Ndikimi në mjedis

  •  Reduktim në masën 15% të çlirimit të dioksidit të karbonit nga fabrikat e përpunimit
  • Reduktim në masën 27% të shfrytëzimit të ujit në zonat ku ai është i paktë
  • Reduktim në masën 21% të mbetjeve nga proceset e përpunimit

Risi në paketim

  • 93% e paketimeve (si platike, edhe jo-plastike) të riciklueshme

Përveç kësaj, në 2019-ën, Mondelēz International bëri një progres të jashtëzakonshëm si në përafrimin e portfolios së kompanisë me nevojat bashkëkohore të mirëqenies, edhe në inkurajimin e zakoneve të kujdesshme në konsumimin e snacks-ave, përmes kontrollit të racionit dhe vendosjes së etiketave:

  • 16% e të ardhurave neto të përftuara nga konsumi i snacks-ave në rang global vjen nga snacks-at e krijuara për të kontrolluar racionet
  • Standarde globale në vendosjen në pjesën e përparme të paketimit të etiketave ku përcaktohen racionet

Raporti më i fundit i “Snacking Made Right” konfirmoi progresin kundrejt objektivave ambiciozë afatgjatë, si:

  • Përmirësimi i mëtejshëm i strategjive për lëndë të para të qendrueshme
  • Synimi që përmes programit “Cocoa Life” të mbulojmë 100% të tregut të kakaos për lëndë të parë për çokollatë deri në 2025-ën
  • Synimi që përmes programit “Harmony Wheat” të mbulojmë 100% të tregut europian të miellit për biskota deri në 2022-shin
  • Plotësimi në masën 100% i standardeve RSPO për vajin e palmës
  • Monitorim më të rreptë për punën e të miturëve dhe sisteme rehabilitimi në 100% të komuniteteve në Afrikën Perëndimore ku shtrihet programi “Cocoa Life” deri në 2025-ën
  • Marrja e masave të jashtëzakonshme për ndryshimet klimatike dhe reduktimi i ndotjes së mjedisit
  • Vendosja e targeteve të mbështetura në shkencë për reduktimin në masën 10% të çlirimit të dioksidit të karbonit deri në 2025-ën, me fokusin mbrojtjen dhe restaurimin e pyjeve
  • Progres në drejtim të paketimeve inovative dhe zgjidhja e problemit të mbetjeve plastike\
  • Deri në 2025-ën, 100% e paketimeve të dizajnohen për të qenë të riciklueshme dhe të përmbajnë etiketa me informacion për riciklimin
  • Mbështetje e vazhdueshme për bashkëpunimin me stakeholders të ndryshëm, për t’i dhënë zgjidhje mbetjeve plastike
  • Përafrimi i portfolios me nevojat bashkëkohore të mirëqenies dhe nxitja e zakoneve të shëndetshme e të kujdesshme të konsumit të snacks-ave
  • 20% e të ardhurave neto të përftuara nga konsumi i snacks-ave për kontrollin e racioneve deri në 2025-ën
  • Deri në 2025-ën vendosja në 100% të paketimeve në rang global të etiketave për “Snack Mindfully” (Konsumim i Ndërgjegjshëm i Snacks-ave)

“Ne e dimë se konsumatorët sa vjen dhe bëhen më të ndërgjegjshëm për ndikimin që kanë në botë zgjedhjet e tyre. Ata e dinë gjithashtu se çfarë vlerash përfaqësojnë kompani të ndryshme, për çfarë luftojnë ato,” tha Christine Montenegro McGrath, zëvendëspresidente dhe Drejtore e Impaktit, Qendrueshmërisë dhe Mirëqenies në Mondelēz International. “Ne besojmë në prodhimin e snacks-ave në mënyrën e duhur, duke krijuar njëkohësisht një të ardhme ku njerëzit dhe planeti lulëzojnë, por edhe duke luftuar për vlerat në të cilat besojmë. Publikimi i raportit më të fundit të “Snacking Made Right” është një hap i rëndësishëm përpara, çka dëshmon progresin tonë në këtë rrugëtim.”

Për raportin e plotë apo për t’i hedhur një sy përmbledhjes së tij, ju lutem klikoni këtu: Snacking Made Right Report

 Rreth Mondelēz International

Mondelēz International, Inc. (NASDAQ: MDLZ) iu mundëson njerëzve në mbi 150 vende të botës snacks-at e duhur. Në 2019-ën, të ardhurat neto të kompanisë ishin përafërsisht 26 milardë dollarë, duke e kthyer MDLZ-në në liderin e së ardhmes për snacks-at, me brende të njohura globale e të tjera lokale, të tilla si OREO, belVita dhe biskotat “LU”; Cadbury Dairy Milk, Milka dhe çokollata Toblerone; karamelet Sour Patch Kids dhe çëmçakëzat Trident. Mondelēz International është një pjestar krenar i “Standard and Poor’s 500”, “Nasdaq 100” dhe indeksit “Dow Jones Sustainability Index”.

Ju mund të vizitoni website-n e Mondelēz www.mondelezinternational.com ose ta ndiqni kompaninë në Twitter në www.twitter.com/MDLZ.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0