Një pasaportë shëndeti, që do të mundësojë hyrjen e të gjithë turistëve që rezultojnë negativë ndaj covid-19. Është kjo ideja që po mendohet seriozisht në Itali. E ndërsa kufijtë nisin të hapen në 3 qershor Sardenja dhe Sicilia, dy ishujt më të mëdhenj në shtetin fqinj po përpiqen të marrin dritën jeshile nga qeveria për të vënë në jetë këtë plan.
Autoritetet po e anashkalojnë për momentin por edhe nëse aprovohet do të kishte ende shumë pengesa, disa prej të cilave duken të pakapërcyeshme për momentin, me kaq pak kohë në dispozicion.
Pengesa e parë është qasja në teste.
Shtupa nazofaringeale, i vetmi instrument i besueshëm për përcaktimin nëse rezulton pozitiv apo jo, realizohet vetëm përmes sistemit shëndetësor kombëtar për ata që kanë simptoma ose kanë patur kontakte me një person të prekur .
Dhe së dyti testet sero-logjike vërtetojnë vetëm nëse antitrupat janë zhvilluar, jo nëse infeksioni vijon. Për më tepër, shumica e këtyre testeve deri më tani kanë dëshmuar se nuk janë të besueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto