Netflix ka njoftuar se do të fillojë automatikisht anulimin e llogarive, që kanë qenë joaktive për periudha të gjata kohore.
Përdoruesit, që nuk i kanë përdorur llogaritë e tyre për një vit ose më gjatë do të marrin një njoftim nga kompania, duke u pyetur nëse dëshirojnë të vazhdojnë të kenë llogarinë e tyre. Kjo ka të ngjarë të kryhet përmes një emaili.
Nëse përdoruesi nuk përgjigjet fare, ose përgjigjet se dëshiron të ndërpresë llogarinë, atëherë Netflix do të çaktivizojë llogarinë e tyre.
Më vonë, nëse një përdorues, që është pro çaktivizimit, dëshiron të rihapë një llogari, shërbimi i transmetimit do të ketë ruajtur historinë dhe preferencat e tyre të vjetra.
Drejtori i inovacionit të produkteve, Eddy Wu shkruajti në një postim në blog në website-n e Netflix: “Ju e dini atë ndjesi e fajit kur e kuptoni që u regjistruat për diçka, por nuk e keni përdorurprej kohësh? Në Netflix, gjëja e fundit që duam është që njerëzit të paguajnë për diçka që nuk e përdorin”.
Ai vazhdoi: “Pra, ne po i kërkojmë të gjithëve që nuk kanë shikuar asgjë në Netflix prej një viti pasi janë bashkuar, për të konfirmuar se duan të vazhdojnë anëtarësinë e tyre. Do të bëjmë të njëjtën gjë për këdo që ka ndaluar së shikuari diçka në Netflix prej më shumë se dy vitesh”.
Lexoni: Platforma Akademia pranohet në programin Microsoft for Startups
Anëtarët do të fillojnë t’i shohin këto e-maile njoftime për aplikacionin këtë javë. Nëse ata nuk konfirmojnë se duan të vazhdojnë, ne do të anulojmë automatikisht llogarinë e tyre. Nëse dikush ndryshon mendim më vonë, është me të vërtetë e thjeshtë të ribëheni pjesë e Netflix “.
Wu përmendi se llogaritë joaktive, megjithëse arrijnë në më pak se 0.5 përqind të bazës së antarve të Netflix, përbëjnë “disa qindra mijëra” klientë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto