OKB nis fushatën kundër deziformimit lidhur me COVID-19

OKB nis fushatën kundër deziformimit lidhur me COVID-19

fushaten

Kombet e Bashkuara nisën të enjten një fushatë kundër përhapjes së dezinformacionit në internet në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Lexo: Emisioni “Suksesi është qëllimi yt” i ftuar Dritan Mezini

“Ne nuk mund t’ua dorëzojmë hapësirat tona virtuale atyre që trafikojnë gënjeshtra, frikë e urrejtje”, tha sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në një deklaratë që shënoi fillimin e fushatës së titulluar “Verifikuar”.

Edhe më parë shefi i OKB-së ka ngritur alarmin për diskriminimin në rritje, gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobinë në lidhje me pandeminë, shumica nxitur nga platformat në internet. Teoritë që i mëshojnë keqinformimit dhe komploteve përhapen më shpejt në internet si dhe përmes aplikacioneve që përdoren për mesazheve..

“Ata që dezinformojnë krijojnë histori me përmbajtje të rafinuar që mbush zbrazëtirat e informacionit, aty ku shkenca nuk ka përgjigje”, tha shefja për komunikimin në OKB Melissa Fleming gjatë nisjen së fushatës që u bë virtualisht.

“Ata ofrojnë premtime për kura që të shërojnë pa pasur asnjë provë se mund të përfitosh prej tyre, që mund të jenë edhe të dëmshme. Ata janë të kujdesshëm të japin informacione të cilat lidhen me frikën që kanë njerëzit, duke i bërë apel nevojës së tyre për përgjigje ose për të gjetur një fajtor”.

Fushata e OKB-së synon të arrijë tek miliona njerëz në të gjithë botën me informacione në disa gjuhë rreth COVID-19. Ajo do të mbështetet tek ata që quhen “vullnetarët e informacionit” të cilët do të shpërndajnë informacione të përditshme tek komunitetet e tyre.

“Njerëzit janë të uritur për informacion të cilit mund t’i besojnë dhe ata po u kthehen institucioneve e shkencëtarëve në një mënyrë të cilën nuk e kemi parë prej dekadash”, tha zonja Fleming.

“Verifikuar” do të reklamojë gjithëaq ato paketa të rimëkëmbjes ndaj COVID-19 që adresojnë krizën klimatike si dhe shkaqet bazë të varfërisë, pabarazisë dhe urisë.

OKB po bashkëpunon me “Purpose” një organizatë që merret me mobilizimin social si dhe ata njerëz të cilët kanë ndikim në mediat sociale, shoqërinë civile, biznes e media për të shpërndarë materiale si dhe do të punojë me platformat e medias sociale për të çrrënjosur urrejtjen dhe komentet e dëmshme që lidhen me COVID-19.

Njerëzit mund të regjistrohen si “vullnetarë të informacionit” ose të lexojnë më shumë rreth këtij projekti në 9 gjuhë të ndryshme në adresen në internet: Verified

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0