Cili duhet të jetë roli i KKD-së dhe diasporës rreth zhvillimeve politike në Shqipëri?

Cili duhet të jetë roli i KKD-së dhe diasporës rreth zhvillimeve politike në Shqipëri?

diaspora

Nga Ardit Kuqa, Ceo i LexoTani

Diaspora është thesari i Shqipërisë. Me plotë kuptimin e fjalës, diaspora është një nga kollonat kryesore që ka mbajtur dhe mban në këmbë shtëpinë e shqipëtarëve, Shqipërinë. Përgjatë historisë ajo ka ka formësur vetë historinë, duke kontribuar në luftën për pavarësi dhe duke ndërtuar dinjitetin e shqiptarëve në arenën ndërkombetare. Sot diaspora është aktor kryesor në nevojën për pavarësi ekonomike që ka vendi ynë. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2010 nga J.H. Zanker, remitancat apo dërgesat financiare të diasporës shqipëtare përbënin pothuajse 15% të PBB-së së Shqipërisë .

Lexo: Arbri Kopliku fiton 100% bursë në “Massachusetts Institute of Technology”

E përkthyer në shifra, ky përqindësh ishte pesë herë më shumë se investimet e huaja direkte dhe tre herë më shumë se ndihmat zyrtare për zhvillimin e ekonomisë. Shifra këto të viteve 1992 – 2004 ku dërgesat u rritën nga 150 milion euro në 1 miliard euro në vitin 2004. Në këtë periudhë, 68.6% e emigrantëve shqiptarë dërgonin një pjesë të të ardhurave të tyre në Shqipëri. Ky shembull është një tregues i qartë rreth rëndësisë që ka patur dhe ka diaspora shqiptare në lehtësimin e varfërisë dhe financimin e defiçiteve trgtare në vëndin amë. Këto shifra kanë pësuar një kurbë progresive edhe vitet e fundit.

Bazuar në një tjetër studim,“Shqipëria renditet në mesin e vendeve me një varësi të lartë nga remitancat. Sidoqoftë, për shkak të informalitetit të dërgesave, ka shumë ekonomistë që sugjerojnë se numri është shumë më i lartë; disa vlerësojnë se 25% e PBB-së shqiptare është duke u mbështetur në dërgesa”.

Duke marrë parasysh peshën e madhe që të ardhurat e diasporës kanë në atdhe, i tillë duhet të jetë edhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe jo vetëm në Shqipëri. Diaspora duhet të jetë një strukturë e mirëkonsoliduar dhe e pavarur politikisht dhe si e tillë duhet të ketë një rol madhor në vendimmarrjen e politikave të brendshme dhe jo vetëm. Pavarësisht kontributit financiar që ajo jep, diaspora është zgjidhja e vetme për atë që konsiderohet si “brain drain” apo ikja e trurit në vendin amë. Për faktin se një pjesë e konsiderueshme e diasporës është edukuar dhe formuar profesionalisht jashtë Shqipërisë niveli dhe eksperienca e tyre intelektuale do mbushte boshllëqet profesionale me të cilat përballet Shqipëria.

Në bazë të të dhënave të tilla është formësuar “Strategjia Kombëtare e Diasporës dhe Plani i Veprimit 2018 – 2024” i cili ka si qëllim konsiderimin e Shqipërisë si një shtet të aftë në menaxhimin e valëve të migracionit. Në bazë të përmbushjes së kësaj strategjie është ndërtuar Këshilli Koordinues i Diasporës me synimin e ndërtimit të urave lidhëse me vendin amë dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Ky këshill përbëhet nga përfaqësues shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Kanadaja, Turqia dhe Australia.

Pyetjet që lindin natyrshëm janë se cili duhet të jetë kontributi i KKD-së rreth zhvillimeve politike dhe vendimmarrëse në Shqipëri? Cila duhet të jetë përgjegjësia e këshillit në kohë krizash politike si në rastin e zhvillimeve të fundit? Po e ardhmja e KKD-së?

Lexo: UNICEF dhe partnerët e koalicionit të bashkuar për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri

Kordinuesit e diasporës dhe vetë këshilli në tërësi duhet të jenë neutral në pikpamjet e tyre politike dhe gjakftohtë në proçeset e vendimmarrjes. Këta përfaqësues duhet të kenë në interesin e tyre të vetëm përfaqësimin sa më të denjë të diasporës. Në këtë mënyrë ata duhet të largohen nga promovimi apo marketingu politik dhe të fokusohen në promovimin e shtetit amë dhe jo të institucioneve politikëbërëse të cilitdo kahu politik qofshin.

KKD-ja duhet të lobojë me mjete demokratike pranë institucioneve të vendit amë rreth të drejtave të diasporës ku vlen të përmendim të drejtën për të votuar, për edukim kulturor e gjuhësor, për mbështetje administrative e financiare etj…

Në të njëjtën kohë KKD-ja duhet të lobojë për prezencën e diasporës në vendimmarrjen politike në Shqipëri dhe pasjen e përfaqësuesve në parlament. Në këtë mënyrë KKD-ja dhe diaspora në tërësi do ta kenë akoma më të lehtë përfshirjen dhe dënimin e akteve anti-kushtetuese dhe anti-ligjore në Shqipëri të cilat kërcënojnë demokracinë dhe jetën e shqiptarëve.

Në rastin e zhvillimeve të fundit KKD-ja duhet të organizojë vazhdimisht diasporën nëpërmjet proçeseve demokratike për të kundërshtuar çdo akt anti-demokratik të partive politike në Shqipëri. Firmosja e peticioneve, organizimi i protestave paqësore përballë Ambasadave të Shqipërisë në botë, informimi neutral, dhe bërja thirrje ndaj mediave dhe institucioneve ndërkombëtare do ishin disa nga mjetet demokratike për të përballuar këto kriza.

Lexo: Mjekët testojnë plazmën nga individët që i mbijetuan koronavirusit

Duke vepruar kështu KKD-ja do të konsolidojë statusin e saj si të pavarur, de facto dhe de jure. Fitimi i besueshmërisë së shqipëtarëve do bënte të mundur që KKD-ja të jetë një institucion përfaqësues tërësisht i pavarur dhe i mbështetur financiarisht nga vetë diaspora shqipëtare. Në këtë mënyrë kordinuesit e sotëm dhe të ardhshëm të diasporës do të ishin larg çdo ndikimi politik apo dëshire për përfitim të hapësirës dhe influencës personale. Nga ana tjetër kjo formë pavarësie do mundësonte propozimin dhe përzgjedhjen demokratike me votim të kordinuesve të diasporës nga vetë shqipëtarët e diasporës.

LexoTani

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0