Pas dy muajsh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit, Apple është duke rihapur dyqanet e shitjes me pakicë në të gjithë botën.
Në një postim në faqen e internetit të Apple të dielën, zv/presidentja e shitjeve me pakicë në Apple, Deirdre O’Brien tha se gati njëqind dyqane Apple janë rihapur tashmë. Ajo gjithashtu detajoi disa nga hapat që kompania ka ndërmarrë për ta bërë përvojën e blerjeve në dyqanet me pakicë të Apple, të sigurt për klientët.
Së pari, Apple është duke kufizuar dyndjen në secilin nga dyqanet e tij, duke u përqëndruar përsëri në shërbimin një-për-një. O’Brien nuk ndau detaje të tjera përveç kësaj duke thënë se dyqanet tani do të kenë “shumë hapësirë”.
Në shumicën e dyqaneve Apple do të kërkojë gjithashtu mbulim të fytyrës, si për punonjësit, ashtu edhe për klientët. Nëse një klient nuk ka një maskë për fytyrën, Apple do ta sigurojë atë për ta.
Kompania gjithashtu do të kryejë kontrolle të temperaturës në hyrje të dyqaneve, si dhe do të parashtrojë disa pyetje, që lidhen me shëndetin për të përcaktuar nëse jeni të infektuar potencialisht me COVID-19, ose keni qenë në kontakt me dikë që ka qenë.
Lexoni: Nike do të dhurojë 30 mijë palë këpucë për punonjësit e shëndetësisë
Dyqanet do të pastrohen plotësisht gjatë gjithë ditës, me “pastrim të thellë duke vendosur theks të veçantë në të gjitha sipërfaqet, produktet e ekranit dhe zonat shumë të trafikuara”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.