17 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 933.
77 përqind e të infektuarve ose 714 prej tyre janë shëruar.
Rovena Daja, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 8 në Durrës, 8 në Tiranë dhe 1 në Krujë.
Në 24 orët të fundit janë testuar 306 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 12 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 933 të infektuar,
– 31 viktima;
– 714 të shëruar,
– 188 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 4 janë në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 16 maj është:
– Tiranë, 78 pacientë aktivë;
– Krujë, 46 pacientë aktivë;
– Shkodër, 15 pacientë aktivë;
– Kamëz, 12 pacientë aktivë;
– Durrës, 17 pacient aktivë;
– Berat, 10 pacientë aktivë;
– Fier, 5 pacientë aktivë;
– Elbasan, 2 pacientë aktivë;
– Kurbin, 1 pacient;
– Mirditë, 1 pacient aktiv;
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto