COVID-19, Vetëm 8 të infektuar në 24 orët e fundit

COVID-19, Vetëm 8 të infektuar në 24 orët e fundit


8 pacientë me koronavirus janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 3 raste në Tiranë, 2 në Krujë, nga 1 rast në Shkodër, Fier e Kamëz.

73 përqind e të infektuarve ose 620 prej tyre janë shëruar.

Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 238 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë kryer mbi 10 mijë testime, prej të cilëve janë:

– 850 të infektuar,

– 31 viktima;

–  620 të shëruar,

–  199 të infektuar aktivë.

Lexoni: Covid 19 drejt humbjes së fuqisë

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 30 pacientë, ku vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.

“Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive”, tha Eugena Tomini.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0