Lona Alia është themeluese & CEO e Style Lend, një hapësirë aksesi për modën, ku ju mund të merrni me qera rroba të ndryshme. Për 8 vitet e fundit ajo i ka kushtuar kohën e saj ndërtimit dhe krijimit të prototipeve të startup-eve të ndryshme teknologjike/ të modës në Silicon Valley. Ajo krijoi StyleLend.com 6 vjet më parë për të ndihmuar gratë në mbarë botën të kenë akses në dollapet më të lakmuara të botës dhe në procesin e promovimit të konsumit të qëndrueshëm të modës.
Lona ka qenë e pranishme në fushën e modës për 10 vjet si modele për Wilhelmina dhe më vonë si marketere dhe ka punuar për markat si Versace, Levi’s, Guess, GM etj. Ajo mban një MBA dhe është një nga të paktat themeluese femra që kanë ndjekur akseleratorin e njohur Y combinator.
Natyra e saj kurioze e ka çuar Lonën në 77 vende dhe e ka bërë që të mësojë 7 gjuhë.
Nëse e pyesni Lonën se nga është me origjinë, ajo ndoshta do t’iu përgjigjet “Nga bota”! Lindur në Shqipëri, Lona ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj, duke punuar ose studiuar në SHBA, Paris, Londër, Shangai, Rio de Janeiro & Sao Paolo.
Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.
Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.
Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.