Sipas ‘TechCrunch’, përditësimi i software në iPhone është i lidhur pikërisht me elementin e sigurisë së Face ID. Duke u nisur nga fakti që gjatë 2 muajve të fundit qytetarët në të gjithë botën përdorin maska për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe kjo e bën të pamundur që iPhone të njohë fytyrën e përdoruesve, Apple ka menduar pikërisht për këtë.
Përditësimi i software në versionin IOS 13.5 do të bëjë të mundur që iPhone të shmangë automatikisht procesin e Face ID për t’u shkyçur, në rastet kur përdoruesit mbajnë maskë në fytyrë. Në të tilla raste, iPhone do të kalojë automatikisht në procesin e shkyçjes përmes kodit 6-shifror në mënyrë manuale, duke anashkaluar procesin e Face ID.
Sipas ekspertëve të teknologjisë, kjo është një risi pozitive, pasi përdoruesit e iPhone do të shmangin heqjen e maskës nga fytyra me qëllim që telefoni i tyre të njohë tiparet për Face ID. Përditësimi në IOS 13.5 do të mundësojë kalimin direkt tek vendosja e kodit 6-shifror në rastet kur përdoruesi mban të veshur maskë, gjë që do të evidentohet automatikisht nga iPhone.
Aktualisht përdoruesit e iPhone, që kanë veçorinë e Face ID janë të detyruar të presin deri sa telefoni i tyre të mos verifikojë dot tiparet e fytyrës në rastet kur mbajnë maskë, dhe më pas u kërkohet që të shkyçin aparatin përmes kodit 6-shifror.
Mbetet për t’u parë nëse ky përditësim i iPhone do të jetë edhe në softwaret e tjerë që do të pasojnë IOS 13.5.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.