Dy kompani farmaceutike, Pfizer Inc nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BioNTech nga Gjermania, kanë nisur testimin e vaksinave të tyre eksperimentale kundër Covid-19 tek njerëzit.
Testimi po bëhet në një grup me 360 persona të shëndetshëm, të moshave mosha 18-55 dhe 65-85 vjeç.
“Afati kohor i shkurtër, më pak se katër muaj, në të cilën ne kemi arritur të kalojmë nga studimet para-klinike në testimin njerëzor është i jashtëzakonshëm dhe tregon më tej angazhimin tonë për t’i kushtuar burimet tona më të mira në betejën kundër COVID-19, “tha Albert Bourla, Drejtuese e Përgjithshme e Pfizer.
“Përdorimi i teknologjisë sintetike të ARN-së mund të bëjë të mundur që vaksina të zhvillohet dhe prodhohet më shpejt sesa vaksinat tradicionale”, thanë kompanitë.
Pfizer tha javën e kaluar se pret të ketë në dispozicion të dhënat e sigurisë mbi vaksinën, deri në fund të majit.
BioNTech është duke prodhuar vaksinën për testime, në pajisjet e saj të prodhimit evropian. Pfizer është duke investuar në zhvillimin e aftësive të veta prodhuese për vaksinën, dhe po përgatit vendet në Massachusetts, Michigan, Misuri dhe Belgjikë për të filluar prodhimin e tij.
Të dyja kompanitë do të komercializojnë bashkërisht vaksinën, nëse miratohet.
Lexoni: Trump: Do të hapim ekonominë edhe pse do të kemi më shumë të vdekur
Në rast se testimi në njerëz rezulton i suksesshëm, vaksina mund të jetë gati për tu shpërndarë tek njerëzit, në SHBA fillimisht, deri në fund të vitit 2020.
Aktualisht nuk ka trajtime ose vaksina të aprovuara për koronavirusin e ri, megjithëse disa ilaçe po përdoren me autorizim,për pacientët në gjendje të rëndë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto