

Urtesia e Joga-s
550.00L
Gjatë gjysmës së fundit të shekullit të XX të P. R. Sarkar, i njohur me emrin e tij shpirtëror Shrii Shrii Anandamurti shkroi një numër të madh librash për të gjitha aspektet e përpjekjeve njerëzore. Shkrimet e tij përmbajnë zbulime për çështje themelore të njerëzimit në lidhje me origjinën dhe destinacionin e universit dhe kuptimin e ekzistencës njerëzore. Duke hedhur dritë mbi urtësinë 7000 vjeçare të shkencës shpirtërore të Tantra Joga Sarkar themeloi një shkollë filozofike (Ananda Marga) që i ofropn njerëzimit një vizion të botës që do të harmonizojë spiritualen dhe shkencën.
Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar.
Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes.
Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme.
Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.
Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia, klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …



