Shpenzimet "marramendëse" për sigurinë e Zuckerberg. Facebook harxhon 23 milionë dollarë

Shpenzimet “marramendëse” për sigurinë e Zuckerberg. Facebook harxhon 23 milionë dollarë


Duhen shumë para për të mbajtur të sigurt Mark Zuckerberg. Facebook paraqiti kompensimin e saj ekzekutiv për vitin 2019 pranë KSHZ-së të premten, duke zbuluar se sa shpenzoi në sigurinë personale për drejtuesit e saj kryesor vitin e kaluar.

Lexo: Trump i ndërpret fondet OBSH-së. Bill Gates reagon ashpër

Drejtori i Përgjithshëm Mark Zuckerberg nuk tërheq  pagë nga Facebook, por kompania ka shpenzuar 23.4 milionë dollarë për sigurinë e tij fizike vitin e kaluar.

Përfshirë në këtë shifër ishte një ndihmë prej 10 milion dollarë për familjen e Zuckerberg, plus 2.9 milionë dollarë në kosto për përdorimin e tij të avionëve privatë.

Shifra është vetëm pak më e lartë se shpenzimet e 2018 prej 22.5 milionë dollarësh për. Më parë shpenzimet e Ceo të Facebook për sigurinë kishin qenë më pak astronomike, por pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica të vitit 2018, firma tha që duhej të shpenzonte ekstra për sigurinë sepse Zuckerberg ishte i shoqëruar me të metat e Facebook.

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0