Shtetet europiane lehtësojnë masat, Danimarka rihap shkollat

Shtetet europiane lehtësojnë masat, Danimarka rihap shkollat


Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët, Danimarka ka rihapur çerdhet dhe shkollat fillore pasi ato qëndruan për disa kohë të mbyllura për shkak të COVID-19. Mësohet se procesi mësimor do të mbahet duke respektuar rregullat, ndërkohë që fëmijët do të mbahen më larg njëri-tjetrit se zakonisht si dhe do të ketë regjime të rrepta pastrimi dhe aty ku është e mundur, mësimet do të mbahen jashtë.

Lexoni: Ministrja Shahini: Mësimi online nuk do të përfshihet në provimet e maturës

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen vizitoi një prej shkollave të Kopenhagenit.  “Jam jashtëzakonisht e impresionuar,” tha ajo për televizionin TV2. “Fëmijët janë shumë të lumtur që shohin përsëri shokët e tyre të klasës.”

Kufizimet e tjera, si ndalimi i tubimeve në masë, mbeten, por autoritetet qeveritare thanë se numri i paicentëve në spital, si pasojë e koronavirusit, është në rënie dhe se kufizimet e tjera mund të hiqen së shpejti.

Këtë javë, masat e izolimit kanë nisur t’i lehtësojnë edhe disa shtete të tjera evropiane.

Italia njoftoi se do të lejojë hapjen e disa dyqaneve, si libraritë dhe pika të ndryshme furnizimi.

Kjo është një përpjekje për t’u lehtësuar jetën miliona italianëve të mbyllur në shtëpi.

Spanja ka lejuar gjithashtu kthimin në punë të disa prej industrive më thelbësore.

Ndryshe është situata në Francë, ku numri i të vdekurve ka arritur 15 mijë dhe të infektuarit janë mbi 100 mijë. Kufizimet në vend do të vazhdojnë njësoj deri më 11 maj.

Lexoni: Rritet numri i të shëruarve, 19 persona të infektuar nga COVID-19

Qeveria çeke ka publikuar një plan që do t’i zbutë gradualisht masat e marra, dhe që do të ketë pesë faza që pritet të vihen në zbatim javët e ardhshme.

Por edhe pse po nisin të lehtësohen kufizimet, shkencëtarët sugjerojnë që distancimi social të ruhet deri në vitin 2022, që të shmanget rikthimi i COVID-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0