Sipas saj, masat e përgjitshme do të zëvendësohen nga ato specifike, që do të bëhen sipas kushteve të secilit vend, dhe rihapja e veprimtarive ekonomike do të bëhet me shumë kujdes, me faza të ndryshme, duke zbatuar me rreptësi masat higjienike që janë shumë të thjeshta për t’u zbatuar, por shumë të dobishme.
Presidentja tha se pandemia është botërore dhe virusi nuk bën dallim midis vendeve të pasura e të varfra, ndaj përgjigja duhet të jetë botërore. G20 e ka kthyer në qendër të vëmendjes, dhe BE e mirëpret bashkëpunimin në shkallë botërore për t’i bërë ballë pandemisë.
Lexoni: Si të fokusoheni tek gjërat tuaja në periudhë pandemie
“Kjo përfshin masat për të përshpejtuar punën me diagnostifikimin, trajtimin dhe zhvillimin e vaksinave. Kur të kemi vaksinën, ajo do të përdoret në të gjithë botën. Kjo është mundësia më e mirë për t’i bërë ballë, bashkëpunimi botëror”, tha von der Leyen.
Për ta mbështetur këtë nismë do të duhen fonde, ndaj BE do të organizojë një konferencë dhurimesh më 4 maj që t’i adresohet boshllëqeve të financimit.
“Kemi nisur të bashkëpunojmë me organizata botërore të njohura, si ‘Bordi i Menaxhimit të Përgatitjeve Botërore’, platformat ‘SEPI’, ‘GAVI’, “Welcome Trust” dhe ‘Fondacioni Gates’, në bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në. Shpresoj që vendet dhe organizatat në të gjithë botën t’i përgjigjen kësaj thirrjeje”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.