Ambasadorja franceze dhuron maska në Shkodër

Ambasadorja franceze dhuron maska në Shkodër


Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Shkodrës ku është takuar me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi.

Shkodra është kthyer në një vatër aktive e përhapjes së COVID-19, prandaj ambasadorja i dhuroi bashkisë 800 maska.

“Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes, për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës”.

maska“Ambasadorja Vasak solli 800 maska, dhuratë nga Shoqëria “Marlotex” shpk Berat, në ndihmë të Bashkisë Shkodër, për strukturat mbështetëse apo që janë në shërbim të popullatës si dhe për përdorim nga popullsia e ekspozuar e më në rrisk”, shkruan Voltana Ademi në postimin e saj në Facebook.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0