Edi Rama: Falen gjobat e vendosura gjatë COVID-19

Edi Rama: Falen gjobat e vendosura gjatë COVID-19


Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur faljen e mbi 9 mijë gjobave që Policia e Shtetit ka vendosur gjatë situatës së jashtëzakonshme. Rama bëri të ditur se bëhet fjalë për 7 mijë gjoba për këmbësorët dhe gati 2 mijë gjoba për drejtues automjetesh.

“Janë vendosur deri tani 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës. Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave dhe të gjitha mjetet e bllokuara. Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal le të startojnë të gjithë të barabartë”, u shpreh kryeministri i vendit.

“Nga nesër, deri në orën 11:00 të gjithë pensionistët mund të dalin nga banesa, askush tjetër. “Nesër pensionistët do të mund të dalin, jo për vizita as për domino, as për ulje në grup, por për ajrore, por për ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën”, – tha kryeministri Edi Rama.

Ndërsa lejet për punët e lejuara do të merren javore. Gjithashtu javën e ardhshme do të lejohen dhe lëvizjet me automjet për arsye shëndetësore. “Javën e ardhshme në platformën e-Albania do të merret autorizim javor për ata, që janë në punët e lejuara dhe automjeti mund të lëvizë për vajtje-ardhje. Kush merr leje duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen. Ne do të bëjmë që nesër, mbase që sot mbasdite, një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti”, tha kreu i qeverisë.

“Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht, brenda fashës së përcaktuar, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave”, bëri me dije Edi Rama.

“Javën e ardhshme duhet të fillojmë të përgatitemi për t’u hapur të gjitha kategoritë që do të hapen më 27 prill. Nga java e ardhshme, pasojat e shkelësve për rregullat, në radhë të parë për lokalet e trimave të lagjes që hapen fshehurazi do të jenë maksimale”, shtoi kryeministri.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0