Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njoftoi në një dalje publike se shkolla do të hapet për maturantët nga periudha 18 maj deri më 5 qershor.
Ja disa nga pikat e deklaratës së plotë për mbylljen e vitit shkollor 2019-2020:
- Shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga periudha 18 maj deri më 5 qershor, nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social;
- Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen mes datave 8-18 qershor, më të reduktuara dhe sipas plan-programeve të reja;
- Provimet e klasave të 5-ta dhe 9-ta do të anulohen;
- Mësimi online vijon deri më 29 maj, më pas, në dy javët e para të qershorit do të mbyllen vlerësimet e fundvitit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.