Shtyhet afati i përgjigjeve të Lotarisë Amerikane

Shtyhet afati i përgjigjeve të Lotarisë Amerikane


Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë afatin për dhënien e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane, për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

“Për shkak të pandemisë aktuale të koronavirusit, dalja e përgjigjeve për fituesit e Lotarisë Green Card DV-2021 do të shtyhet për një muaj, deri në qershor”, shkruhet në njoftimin e website-t zyrtar të GreenCard.

Rezultatet ishin planifikuar të bëheshin me dije më 5 maj, por tani do të publikohen më 6 qershor.

DASH thotë se nëse keni marrë pjesë në lotarinë DV-2021, nuk keni nevojë të shqetësoheni për asgjë. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të prisni një muaj tjetër.

Lexoni: Elon Musk synon që SpaceX të lançojë gjeneratën e ardhshme të teleskopëve hapësinorë

Nuk do të ketë ndryshime thelbësore, pasi edhe në të kaluarën ka patur vonesa për arsye të ndryshme.

Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes lotarisë. Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të lotarisë amerikane.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, që emigrojnë në SHBA përzgjidhen përmes programit të lotarisë. Vitet e fundit numri i aplikantëve shqiptarë është rritur ndjeshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0