Mbrëmjen e 29 prillit një 71-vjeçar nga Shkodra, i sëmurë me Covid-19, ndërroi jetë. Ai ishte prej 1 muaji në gjendje të rëndë dhe vuante nga disa sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, anemia, hipertensioni dhe diabeti.
15 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 470.
Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Lexoni: Universitetet do të hapen, studentët, që diplomohen kthehen të parët
Në 24 orët e fundit janë testuar 225 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 8253 persona, prej të cilëve janë:
– 773 të infektuar,
– 31 viktima;
– 470 të shëruar,
– 272 të infektuar aktivë;
– 31 të shtruar tek spitali Infektiv, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive; një i intubuar,
– 5 të shtruar tek Sanatoriumi, 1 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 30 prill është:
– Tiranë, 318 pacientë, 187 prej të cilëve të shëruar,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 37 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 108 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 4 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Krujë, 102 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 18 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto