Luksemburgu është vendi më i pasur i Europës, ku makina është mbret. Por, të dielën në 1 mars, Luksemburgu u bë shteti i parë në botë që bëri transportin publik falas.Kjo masë është marrë edhe nga qytete të tjera si Tallinn, kryeqyteti estonez, por Luksemburgu është i pari, që do t’a zbatojë këtë në të gjithë vendin. Transporti publik falas përfshin tramvajet, trenat dhe autobusët dhe ndryshe nga kryeqyteti i Estonisë, do të jetë në dispozicion të turistëve, si dhe banorëve.
“Futja e transportit publik falas është një masë e rëndësishme sociale,” tha ministri i Luksemburgut për Infrastrukturën, François Bausch.
Lexoni: Përdor transportin publik? Ja aplikacioni që duhet të kesh në telefon
Rreth 47% e udhëtimeve të biznesit bëhen me makinë në Luksemburg dhe vendi është i njohur për trafikun e rënduar. Autobusët përdoren vetëm për 32% të udhëtimeve të punës, përkrah trenave me 19%. Në mënyrë krahasimore, në Paris, gati 70 për qind e punëtorëve përdorin transportin publik.
“Ne kemi investuar për vite me radhë në ndërtimin e rrugëve,” tha Blanche Weber, drejtuesi i Lëvizjes Ekologjike të Luksemburgut. “Qeveria po bën përpjekje, por ka një vonesë të madhe në zhvillimin e transportit publik”.
Seksioni i parë i një tramvaji u hap në fund të vitit 2017, por punimet janë duke vazhduar për të lidhur jugun e kryeqytetit dhe aeroportin në veri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.