Pandemia e koronavirusit po ndikon edhe në kalendarin e aktiviteteve sportive në Shtetet e Bashkuara. Liga Kombëtare e Basketbollit vendosi të mërkurën, që të pezullojë të gjithë sezonin, deri në një njoftim të ri.
Lexo: Ndalohet lëvizja e automjeteve private, ministrja firmos urdhrin
Vendimi erdhi pasi lojtari i ekipit Utah Jazz u testua pozitiv për koronavirusin. COVID-19 çoi edhe në anulimin e kampionatit botëror të rrëshiqtjes mbi akull, si dhe detyroi autoritetet të vendosin që turi i basketbollit në nivel kolegjesh të zhvillohet pa tifozë.
Pas lajmit se një lojtar i ekipit Utah Jazz doli pozitiv në testimin për koronavirus, liga e njohur e basketbollit NBA pezulloi të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Vendimi u morë pak para se të niste përballja midis Utah Jazz dhe Oklahoma City-t.
Trajneri i klubit Denver Nuggets, Mike Malone, e mësoi lajmin pas humbjes që pësoi ekipi i tij ndaj Dallas Mavericks në Teksas me rezultat 113-97. “E respektojmë vendimin e ligës që vendosi në të mirën e lojtarëve, tifozëve, trajnerëve dhe stafit”, tha ai.
Lexo: Macron: Franca do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet, për shkak të Koronavirusit
Zyrtarët e NBA thonë se gjatë ndërprerjes do të përcaktohen hapat e mëtejshëm të mbrojtjes nga koronavirusi. Koronavirusi çoi gjithashtu në anulimin e kampionatit botëror të patinazhit ndërsa turi i basketbollit në nivel kolegjesh u vendos të luhet pa tifozë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto