Platforma “MËSOVET”: Mësim në distancë për nxënësit e arsimit e formimit profesional

Platforma “MËSOVET”: Mësim në distancë për nxënësit e arsimit e formimit profesional


Si rrjedhojë e përhapjes së virusit COVID-19, shkollat në Shqipëri qëndrojnë të mbyllura, të paktën deri në datën 23 mars. Kjo ka bërë që të lindë nevoja e të mësuarit në distancë, në mënyrë që procesi mësimor të mos ndërpritet.

Veçanërisht problematike paraqitet situata e nxënësve në klasën e 12-të, të cilët duhet të përgatiten për provimet e maturës në qershor. Përveçse mund të humbasin një sasi të konsiderueshme orësh mësimi në klasë, ata nuk do të kenë mundësi të zhvillojnë orët e konsultimit për t’u përgatitur për provimet.

Lexo: Shkon në 33 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri

Nisur nga kjo, projekti “Aftësi për Punë” ka shtuar përpjekjet për të nxitur përdorimin e platformës “MesoVet.al”. Pas udhëzimit nga institucionet kombëtare për vijimin e mësimit në distancë, 35 mësues i kërkuan projektit mbështetje për përdorimin e platformës “MësoVet” si mjedis virtual të nxëni. Drejtuesve dhe mësuesve të institucioneve partnere të projektit u janë dërguar udhëzimet përkatëse për përditësimin e materialeve mësimore në platformë. 343 përdorues të rinj u shtuan vetëm në një ditë.

“Aftësi për Punë” do t’i mbështesë mësuesit në krijimin e klasave virtuale për vijimin e proçesit mësimor. Gjithashtu, një grup prej 17 mësuesish janë angazhuar në hartimin e materialeve dhe udhezimeve për 22 lëndë, që janë pjesë e programeve të maturës. Puna tashmë ka nisur për lëndët në tre drejtime (duke u dhënë prioritet sipas numrit të nxënësve) dhe më pas në të gjithë drejtimet e ofruara nga institucionet partnere të projektit. Nga përdorimi i platformës mund të përfitojnë të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Arsimit e Formimit Profesional në vend (82% e nxënësve në klasë të 12-të).

Ndërkohë, mbetet ende sfida e aksesit në internet të nxënësve të AFP-së. Sipas të dhënave të projektit, vetëm 58,8% e nxënësve kanë akses internet në shtëpi. Për këtë, projekti po kërkon zgjidhje në bashkëpunim me kompanitë e telekomunikimit në vend dhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

MësoVET është një platformë e përshtatur në shqip nga projekti “Aftësi për Punë” në vitin 2018. Ajo përbën një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe mundëson dokumentimin e veprimtarisë si për mësuesit në klasë edhe për mësimin në distancë të nxënësve dhe praktikantëve. Ky sistem i menaxhimit të proçesit mësimor është bazuar në Moodle, që përdoret falas nga 185 milion përdorues në 233 vende të botës. Për t’u regjistruar mjafton vetem një adresë emaili.

Përmbajtja e platformës përditësohet vazhdimisht nga mësuesit dhe instruktorët e institucioneve partnere të projektit. Për këtë, ata janë kapacituar nga projekti me trajnime dhe udhëzues. Materialet në platformë mbështeten tek kurrikulat kombëtare dhe pasurohen me materiale praktike nga ekspertë të industrisë. Platforma lejon përdorimin e lirë me të drejta autori si dhe përditësimin e materialit.

Lexo: Zef Preçi: Disa këshilla për të menaxhuar situatën

Praktikantët janë gjithashtu kontribues në pasurimin e materialeve digjitale të MësoVET. Ata realizojnë video gjatë praktikave profesionale në vendin e punës dhe më pas i ngarkojnë në platformë. Për këtë, nxënësit marrin trajnimet përkatëse. Videot shërbejnë si materiale mësimore për klasat e 10-ta.

Qëllimi është të rritet mësimi në distancë dhe përdorimi i pajisjeve elektronike si kompjuteri e celulari, të bëhet mësimi sa më argëtues dhe nxënësit të përditësohen me zhvillimet e fundit të industrisë.

Burimi: Skills for Jobs 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0