Core Studio ofron shërbime falas për personat që punojnë nga shtëpia

Core Studio ofron shërbime falas për personat që punojnë nga shtëpia


Core Studio, është një studio e përqendruar në zhvillimin e faqeve te internetit. Ajo ndihmon individët të përmirësojnë biznesin e tyre duke ju ofruar web-e të cilësisë së lartë, me design të personalizuar dhe me siguri maksimale.

Core Studio do të ofrojë shërbime falas për të gjithë bizneset/kompanitë/individët deri në momentin që gjendja aktuale të stabilizohet dhe individët të jenë të lirë të shkojnë në punë. “Të gjitha shërbimet tona do të ofrohen falas përveç regjistrimit të domain-it të individit tek AKEP, pasi është agjenci qeveritare.  Por falë partneritetit tonë me host.al, ky proces mund të kryhet online nga vetë individi pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia. Gjithashtu, ofrojmë suportin tonë për çdo problem elektronik që njerëzit mund të hasin”, thotë drejtori i studios, Mefat Shabani, për Business Mag. Core Studio ofron ndihmë për farmacitë, shkollat, bizneset e vogla, etj.

Për shkollat që kanë nevojë për sistemin online në internet (Moodle), Core Studio do të konfigurojë sistemin në gjuhën shqipe si dhe do të ofrojë një PowerPoint shpjegues. Kështu çdo nxënës mund të bëjë detyrat e shtëpisë dhe t’i ngarkojë ato në Moodle, ku mësuesi do të vendosë notë, shpjegime ose paralajmërime. Studentët gjithashtu do të jenë në gjendje të lexojnë artikuj, të ndjekin leksionet dhe seminaret në internet si dhe të kryejnë provime online në faqen e tyre.

“Ofrojmë ndihmë për çdo shkollë apo universitet, që aktualisht ka probleme me konfigurim e Google Classroom”, shton Mefat Shabani.

Për korporatat dhe bizneset, ne do të ofrojmë aplikacionin tonë në internet të quajtur “Puna”, i cili do t’i lejojë biznesit të japë detyra për punonjësit e tyre, duke monitoruar kohën e tyre përmes sistemit tonë të caktuar kohor, të shikojnë punën dhe mbarëvajtjen e detyrave, etj. Gjithashtu, në sistem, klientët do të jenë në gjendje të hapin bileta ndihme, të paguajnë fatura dhe madje të bisedojnë live me punonjësit ndërmjet ‘Live Chat’ që sigurohet nga ne”, thotë ai.

Për farmacitë, ne kemi Aplikacione Web që janë në gjendje të mbajnë produktet, klientët si dhe të gjitha recetat e tyre. Sistemi ofron mundësinë e pagesës online. Kështu që klientët mund të porosisin ilaçet e tyre nga shtëpia (Core Studio nuk do të mbulojë transportin, ky shërbim duhet kryer nga një korrier ose posta!)”, shprehet drejtori i Core Studio.

Gjithashtu, stafi i studios ka garantuar specialistë të IT-së, të cilët do të punojnë “remote” 24/7 për të ndihmuar çdo biznes (të menaxhojë stafin dhe punonjësit) me kompjuterët, laptopët, telefonata ndërmjet Skype për probleme harduerike.

Lexoni: Konfirmohen 2 raste me Koronavirus në Kosovë

Aktualisht, Core Studio ka 45 serverë të dedikuar në 7 vende të ndryshme të modifikuara për të punuar me Cloudflare CDN, që do të thotë se ata do të ofrojnë hapësirë virtuale sa më shumë që të kenë mundësi, për të gjithë njerëzit dhe agjencitë që duan të japin ndihmë ndaj COVID-19 .

“Mos hezitoni të na telefononi në çdo kohë, të gjithë zhvilluesit tanë, inxhinierët dhe agjentët tanë po përpiqen të bëjnë sa më shumë që të mundemi për biznesin tuaj, shkollën apo organizatën”, thotë z.Shabani.

Core Studio u krijua si ide startup-i në Letoni. Është ndër kompanitë e para në Europë, që është bërë pjesë e programit WordPress Vip Partner si dhe ofron shërbimet në 7 shtete të botës.

“Ju lutemi mos dilni jashtë, ne jemi këtu për t’iu mbështetur ju dhe kompaninë tuaj. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt. Ne nuk duhet të kemi frikë, por duhet të jemi vërtet të kujdesshëm këto ditë për veten dhe familjet tona”, bën thirrje drejtori i studios.

Ju mund të kontaktoni Core Studio rreth problemeve elektronike që mund të hasni:

Website: panel.corestudio.al

E-mail: support@corestudio.al dhe info@corestudio.al

Nr.celulari: +355 67 229 0922

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0