Gjermania e gatshme të mbështesë plotësisht sipërmarrjet e saj në këtë pandemi. Vë 550 miliardë euro në dispozicion - Business Magazine Albania

Gjermania e gatshme të mbështesë plotësisht sipërmarrjet e saj në këtë pandemi. Vë 550 miliardë euro në dispozicion


Gjermania është angazhuar të financojë gjithçka që nevojitet për të mbrojtur ekonominë e saj, ndërsa Komisioni Evropian tha se është gati të ndezë dritën jeshile për politika fiskale stimuluese për vendet e euros. Politikëbërësit po synojnë të qetësojnë tregjet me një përgjigje vendimtare ndaj koronavirusit.

KfW, banka shtetërore gjermane, mund të financojë kompanitë deri në 550 miliardë euro (610 miliardë dollarë) për të siguruar që ato të mbijetojnë nga pandemia dhe të mbrojnë punëtorët e tyre nga ndikimi, tha Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier në një konferencë në Berlin. Përkrah tij, ministri i Financave Olaf Scholz, tha se Gjermania është e gatshme të marrë borxh shtesë dhe do të marrë në konsideratë stimulimin e plotë fiskal nëse situata përkeqësohet. Zvicra premtoi 10 miliardë franga zvicerane (10.5 miliardë dollarë) ndihmë për kompanitë e saj. Aksionet evropiane u rritën.

Kancelarja Angela Merkel tha të Premten se masat tregojnë se “ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Gjermania të mund ta kapërcejmë këtë krizë sa më mirë të jetë e mundur”.

Qeveritë e BE-së ishin në udhëkryq të Premten pas një jave kaotike, kur Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde në fjalën e saj nuk dha një mbështetje të dukshme për Italinë, duke pranuar rrezikun në tregjet financiare që mund të jepte epidemia që po dilte jashtë kontrollit.

Komisioni Europian parashikon se ekonomia e BE-së do të tkurret me 1% këtë vit, ku Italia është vendi më i goditur.

Programi zviceran i mbështetjes ka në fokus bizneset e vogla dhe punonjësit freelance, të cilët janë goditur më shumë nga kufizimet e qeverisë. “Atyre u themi se ne nuk po ju braktisim”, tha Presidenti Simonetta Sommaruga.

Lagarde, e cila ftoi politikanët të veprojnë, shkaktoi një rënie të theksuar të bursave të Entjen pas deklaratës së saj se BQE nuk ishte e gatshme të shpëtonte tregjet. Një ditë më vonë, kolegët e saj në BQE theksuan se banka qendrore ka ende shumë instrumenta për të përdorur dhe është e gatshme t’i përdorë ato.

Anëtari i Këshillit Drejtues, Ignazio Visco tha për Bloomberg se zyrtarët janë të përgatitur të blejnë bonot e vendeve më të goditura – siç është ai i tregut italian. Kjo do ta bënte huamarrjen më të përballueshme për kompanitë, individët dhe qeverinë në Itali.

Pionline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0