Bizneset që gjenden në vështirësi për shkak të Covid-19 kanë patur ankesa të shumta për pagesat e kësteve të kredive.
Kryeministri Rama dhe Guvernatori Sejko firmosën dokumentin që përmban 4 pika.
Lexo: Edi Rama: Kompensohen pagat e munguara të muajit Mars në çdo biznes
Në dokument urdhërohet që:
- Të shtyhet afati i pagimit të kësteve të kredive për biznese dhe individë deri në datën 31.05.2020, për të gjitheë ata kredimarrës, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e Covid-19.
- Kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jobanka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve.
- Institucionet e kreditimit do të bëjnë proçesimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
- Me zbatimin e këtij urdhëri ngarkohen të gjitha institucionet e kreditimit të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.