Punëdhënësit janë përballë një sfide të vështirë sepse po u rrezikohet biznesi, nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit dhe po përballen edhe me sfidën ekonomike. Nga ana tjetër, punëmarrësit rrezikojnë vendin e punës dhe si pasojë të pagës. Ashtu si e gjithë bota, me këtë situatë po përballet edhe Shqipëria.
Duke qenë se kanë lindur shumë pyetje për mënyrën e funksionimit të bizneseve tani e tutje, Programi i Inkubimit dhe Akselerimit Hap!de do të zhvillojë një webinar lidhur me të punuarit në distancë. Diskutimi do të përqendrohet tek disa pyetje kyç:
- A jemi të përgatitur sa duhet për këtë mënyrë të punuari?
- Çfarë do të thotë për punëmarrësin dhe për punëdhënësin të punosh në distancë?
- Çfarë mund të bëjnë ata që të përgatiten sa më mirë për këtë mënyrë të punuari relativisht të re, për shumë prej bizneseve shqiptare?
Panelistët janë:
Dritan Mezini, sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com.
Gerti Boshnjaku, bashkë-themelues dhe drejtues i “New Media Communications”, kompani komunikimi marketingu dhe zhvillime aplikacionesh online.
Paneli do të moderohet nga Zen Marku.
Webinari do të zhvillohet ditën e enjte, 19 mars 2020, ORA 15:00 – 16:00.
Për t’u regjistruar falas në webinar, klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.